A e keni gjetur personin e duhur? Ja shenjat!

Life style

A e keni gjetur personin e duhur? Ja shenjat!

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 21:51
Ilustrim

Kur njëri partner e thyen besimin e tjetrit, kjo shkakton dhimbje. Sa më shumë që një person i beson personit tjetër – sa më shumë që ai ose ajo brengoset – aq më shumë do të dhemb kur ai besim thyhet.

Këto dhimbje shkaktojnë plagë të cilat nuk mund të shërohen lehtë. Nëse keni gjetur një person të cilit i besoni shumë, dhe që nuk mund ta imagjinoni duke e thyer atë besim, atëherë keni gjetur personin e duhur.

Besimi është shumë i rëndësishëm për një marrëdhënie. Çfarë është më e rëndësishme të mbahet në mend është ajo se sa i fortë është besimi në mes dy individëve në marrëdhënie.

Ka njerëz në jetën tuaj të cilët do t’ju mbështesin, kritikojnë dhe do t’ju ndihmojnë në situata të caktuara. Por ka edhe të atillë që qëllimin kryesor e kanë që t’ju lëndojnë. 

Nëse partneri juaj po ju shkakton vetëm dhimbje, dëshpërim dhe pikëllim, atëherë është mirë që të ndaheni sa më shpejtë që të mundeni. Nëse i besoni plotësisht atij - dhe nëse ai nuk e ka thyer asnjëherë besimin - ju keni gjetur personin e duhur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat