Rreh veten, akuzon ish të fejuarin për dhunë

Life style

Rreh veten, akuzon ish të fejuarin për dhunë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 19:42
Scott Mitchell dhe Mary Hunt

Milioneri Scott Mitchell ka publikuar një video në të cilën ish e fejuara e tij rreh veten, pasi pohoi se ai abuzonte me të.

Biznesmeni nga Tampa Bay, Florida e akuzoi Mary Hunt se vodhi 2.1 milionë dollarë nga kasaforta në vilën e tij pasi u ndanë verën e kaluar. Më pas ajo pohoi se Mitchell kishte ushtruar dhunë ndaj saj, teksa tregoi sy të nxirë dhe gërvishtje.

Por klipi vërteton se “plagët” ishin të vetë-shkaktuara.

Sipas FOX13, ish e fejuara e milionerit e goditi veten në të njëjtën zonë të fytyrës ku tha se Scott e kishte sulmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat