Ja çfarë domethënie ka fustani i njëjtë i shoqërueseve të nuses

Life style

Ja çfarë domethënie ka fustani i njëjtë i shoqërueseve të nuses

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 09:36
ilustrim

Për shumë nga ne, zgjojnë kureshtje fustanet e njëjta të shoqëruesve të nuses dhe domethënien që mund ta kenë ata.

Por si ka lindur kjo traditë?

Në epokën romake, shoqërueset vishnin të njëjtin fustan me nusen, për të krijuar një "ushtri të pathyeshme", që luftonte frymët e liga, të cilat përpiqeshin të hynin si pengesë në lumturinë e çiftit.

Më vonë, në epokën viktoriane, kjo traditë filloi të zbehej, sepse paragjykimet dhe mendimet për kërcënimin nga shpirtrat demonikë u mposhtën, kështu që shoqërueset filluan të ndryshonin modelet e tyre.

Por, edhe në ditët e sotme, pas aq shumë kohe, shoqërueset e nuses bëjnë çdo gjë për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mirë për nusen, andaj kjo dëshmon se është rikthyer kjo traditë e vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat