Rrëfim/Bëj seks të mahnitshëm me një djalë, por po dashurohem në të, e ai...

Life style

Rrëfim/Bëj seks të mahnitshëm me një djalë, por po dashurohem në të, e ai...

Nga: G.B Më: 26 gusht 2016 Në ora: 17:07
Ilustrim

Një vajzë ka treguar historinë e saj për britaniken ‘The Sun’, ku thotë se bën seks me një djalë që ka njohur online, por ajo po dashurohet në të, edhe pse ai do vetëm seks të rastësishëm, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Kam pasur seks të mrekullueshëm me një djalë që kam njohur online. Ne të dy duam që t’i marrim gjërat rastësisht, por unë nuk mund ta ndaloj veten së përfshiri në të.

Unë jam 24 vjet dhe jam ndarë nga i dashuri im pas një kohe të gjatë në maj.

Ai është 25 vjet dhe ndarja me të më theu shumë.

E dija se duhet të vazhdoja përpara dhe hyra online për tu njohur me djem për seks të rastësishëm. Ishte vërtet argëtuese dhe më ndihmoi në lidhje me seksin.

Ky djalë është 28 vjeç. Ne folëm disa herë online dhe më pas vendosëm që të njihemi. U mahnita kur e pashë atë, dukej mjaft bukur dhe shumë tërheqës. Ne dolëm për të ngrënë dhe më pas shkuam për të pirë diçka në një bar.

Ai ishte i këndshëm dhe bujar dhe e ndjeva një tërheqje të menjëhershme ndaj tij. Në fund të mbrëmjes ne u kthyem në banesën e tij.

Ne folëm, u puthëm dhe më pas bëmë seks. Ishe e mrekullueshme.

Ditën tjetër ai më tha se do të donte të më shihte sërish, për aq gjatë sa të donim, ta mbanim si diçka të rastësishme.

Jam e lumtur dhe nuk dua që të shkoj me dikë tjetër tani për tani. Dua vetëm të argëtohem.

Pyetja ime është, se si të mos dukem shumë e etur? Ai është djali më i mirë që e kam njohur dhe më bën të ndihem mirë me veten time. Ai ka interes për mua dhe qesh me shakatë e mia.

Gjëja më e mirë është se ai qëndron me mua tërë natën dhe më jep një puthje përshëndetëse në mëngjes.

Ai nuk më godet mua direkt menjëherë pas seksit sikur djemtë e tjerë.

Si ta mbaj atë të interesuar pa e frikësuar?

Përgjigja e Deidre:

Kjo mund të jetë e ndërlikuar dhe mendoj se nuk je e ndershme me veten tënde.

Nëse nuk doni të dilni me të, pse ke frikë se ai do ta humb interesin në ty?

Ka më shumë peshk në det.

Thellë mendoj se ti do një marrëdhënie të përkushtuar përsëri, por ke frikë se do të lëndohesh përsëri dhe me arsye të drejt e ke.

Ky djalosh ta ka bërë të qartë se do vetëm seks me ty. Kështu që herët apo vonë ju do të ndaheni.

Largoje këtë njeri. Fshije këtë aplikacion. Ti je duke e vënë veten në rrezik të tmerrshëm duke njohur njerëz që se di se çfarë mund të jenë.

Ti e vë veten poshtë duke e ndier mirë që ai qëndron gjithë natën me ty.

Beso në veten tënde dhe beso se ti meriton të jesh e dashuruar nga dikush.

Mos e shit veten në këtë mënyrë/

Ti do ta gjesh dashurinë sërish, kështu që relaksohu, shijoje jetën dhe dil me miqtë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat