Shenjat se i dashuri juaj ka mungesë përkushtimi

Life style

Shenjat se i dashuri juaj ka mungesë përkushtimi

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 08:19
Ilustrim

Përkushtimi është një gjë e frikshme për shumë nga njerëzit e rinj. Ndërsa kjo bëhet edhe më e “frikshme” në një lidhje.

Nëse në një lidhje dashurie ka mungesë përkushtimi ndaj njëri tjetrit nga njëra palë ose pala tjetër atëherë gjërat komplikohen edhe më shumë.

Por kjo gjë kryesisht sipas studiuesve është më e shprehur te meshkujt andaj në një lidhje të tillë, femrat janë konfuze dhe nuk e dijnë se ku qëndrojnë në këtë relacion dhe për më tepër shtohen edhe pikëpyetjet për të ardhmen.

Më poshtë ju sjellim disa nga shenjat nëse një mashkull ka mungesë përkushtimi ndaj femrave.

Ai asnjëherë nuk i përmend ish të dashurat e tij

Ai udhëton shumë…ndoshta tepër.

Ai nuk është djali i një lidhje stabile dhe serioze

Ai gjen arsyetime të ndryshme për të mos dalë në një takim tipik dashurie

Ai nuk ka shokë shumë të ngushtë me të cilët ndan gjëra

Ai nuk preferon të kalojë natën tek ti ose anasjelltas

Nuk dëgjon nga ai për disa ditë të tëra

Ai është i dashur dhe i afërt kur jeni bashkë ndërsa i ftohtë kur jeni larg

Ai nuk të merr me vete në festa familjare as në dasma

Ai e kthen në humor sa herë që ti e përmend një lidhje më serioze

Ai dëshiron marrëdhënie seksuale…shpesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat