Zbulimi, një miku në dy nuk i bëhet vonë për ne

Life style

Zbulimi, një miku në dy nuk i bëhet vonë për ne

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 07:30
Ilustrim

Suksesi i rrjeteve sociale, ka spostuar vëmendjen ndaj raporteve të vërteta ose jo. Kemi shumë miq me të cilët ndajmë momente, statuse dhe fotografi, por duket se një mik në dy nuk ka asnjë interes ndaj nesh apo jetës sonë.

Kjo gjë ndodh edhe në jetën reale, në raportet shoqërore. Një eksperiment i publikuar së fundmi në revistën “Plos One”, tregon se thuajse në një rast në dy, miqësia që ofrojmë ndaj tjetrit, nuk është reciproke.

Një ekip studiuesish amerikanë të Massachusetts Institute of Technology, në Cambridge, analizoi lidhjet miqësore të një grupi prej 84 studentësh me moshë nga 23 deri në 38 vjeç, të regjistruar në të njëjtin kurs për menaxhim biznesi dhe ju kërkua të vlerësonin raportin që i lidhte me të tjerët, duke përdorur nivelin e vlerësimit nga 1 deri në 5.

Nisej nga “nuk e njoh këtë person” tek “një nga miqtë e mi më të mirë”. Vlerësimi i miqësisë reciproke korrespondonte vetëm në 53% të rasteve, duke nënvizuar një pikëpamje reciproke.

“Ajo që pritet është që pjesa më e madhe e shoqërive të jenë reciproke, por në të vërtetë kjo gjë vlen vetëm për gjysmën e rasteve. Rezultatet e studimit sugjerojnë, një mungesë të thelluar aftësie nga ana e personave për të perceptuar mungesën e ndjenjave në miqësinë reciproke. Përgjithësisht mendohet se edhe të tjerët kanë ato ndjenja që ne kemi ndaj tyre. Shpesh mbivlerësohen fjalë dhe veprime të tyre, ndryshe nga kuptimi i vërtetë”, thuhet në përfundimet e studimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat