Karakteristikat e të ngrënit dhe gatimit sipas horoskopit – Ja çfarë të hani

Life style

Karakteristikat e të ngrënit dhe gatimit sipas horoskopit – Ja çfarë të hani

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 22:29
Ilustrim

Sipas shumë astrologëve, çdo shenjë e zodiakut ka zakonet e veta të të ushqyerit si dhe preferencat e veta mbi ushqimet dhe përgatitjen e tyre. Ndërsa shumë njerëz preferojnë ushqimet tradicionale, shumë të tjerë pëlqejnë të eksperimentojnë me kuzhinë ekzotike, e disa të tjerë hanë pothuajse çdo gjë.
Më poshtë janë karakteristikat për secilën shenjë:

Dashi
Dashi parapëlqen ushqimet me erëza, të nxehta dhe energjike. Ai nuk ka kohë për të qëndruar gjatë duke ngrënë, pasi është gjithmonë në lëvizje. Zgjedh ushqime të pasura me kalori dhe kjo i shërben për natyrën dinamike që ka. Dashi ka shumë oreks dhe dëshiron të eksperimentojë. Shumë probleme shëndetësore dashit i vijnë pikërisht nga ushqimi.
Këshillë: Hani ngadalë dhe shmangni pijet alkoolike!

Demi
Demi është gastronom i vërtetë. Ai ka shumë oreks dhe di si ta shijojë ushqimin. Dieta është një torturë për të, ndërsa gatimi, një kënaqësi e vërtetë. Të gjithë mund të marrin receta nga demi. Ai nuk mund t’i rezistojë dot tundimit për të ngrënë ëmbëlsira, makarona dhe bukë. Personat e lindur në këtë shenjë, nuk duan t’i ndalosh kur janë duke ngrënë. Problemi i tyre më i madh mund të jetë mbipesha.
Këshillë: Provoni t’i zëvendësoni ëmbëlsirat me frutat e freskëta!

Binjakët
Binjaku pothuajse kurrë nuk vuan nga mbipesha. Për binjakun është më e rëndësishme biseda gjatë ngrënies sesa vetë ushqimi, ndaj ata duan të jenë në shoqëri të mirë. Ndoshta të ngrënit nuk është veprimtaria e tyre e preferuar, por gatimi po. Një dietë e shumëllojshme dhe e detyrueshme është problemi i kësaj shenje. Mendohet se binjaku ka pas gjasa të vuajë nga sëmundje të shkaktuara nga ushqimi.
Këshillë: Është më mirë që për të ngrënin të ketë një rutinë!

Gaforja
Gaforja është e njohur për aftësitë e mira në kuzhinë. E do ushqimin e shtëpisë dhe ushqimin e përgatitur nga recetat e gjyshes. Nuk dëshiron ta ndajë ushqimin me të tjerët. Për shkak të stomakut të ndjeshën, gafores shpesh i duhet ta kontrollojë oreksin. Megjithatë edhe pse me stomak të ndjeshëm, gatimet i bën pikante.
Këshillë: Mësoni të kontrolloni oreksin, kur jeni të shqetësuar, apo të frikësuar!

Luani
Luani dëshiron ushqimet e shtrenjta e me përbërës të mirë. Ai parapëlqen gatimet në restorante luksoze, ku të tjerët mund ta shikojnë. Mund të krijojë pjata shumë të mira, kur gatuan për miq të mirë dhe është entuziast. Edhe pse nuk pëlqen të gatuajë shumë, e ndërmerr sfidën për të gatuar, vetëm për të parë fytyrat e lumtura të miqve e të afërmve. Stomaku i kësaj shenje është i fortë.
Këshillë: Konsumoni më shumë fruta dhe perime!

Virgjëresha
Ka një bark të ndjeshëm dhe duhet të jetë e kujdesshme në lidhje me ushqimin. Virgjëresha është e vetmja shenjë që mund të qëndrojë në një dietë, e të mos tundohet. Metabolizmi i tyre është i ngadaltë dhe ndaj ata duhet të hanë ngadalë. Ata mund të bëjnë çudira në kuzhinë. Gjithashtu e urrejnë ta hedhin ushqimin. Ata do të përdornin gjithçka të mbetur në frigorifer për të rikrijuar ushqim të shijshëm.
Këshillë: Hani ushqime të lehta, të vogla, për të shmangur sikletin në stomak.

Peshorja
Peshoret janë të dashuruar pas ushqimit. Çdo vakt është një festë për ta, madje edhe kur nuk hanë shumë, preferojnë pjesë të vogla të çdo gjëje, si sallata, mezeja, natyrisht edhe ëmbëlsira, e ndjekur nga vera, ose birra. Personat e lindur në këtë shenjë janë të varur nga çokollatat dhe ëmbëlsirat. E duan ushqimin dhe tavolinën e shtruar bukur. Ndonjëherë harxhojnë më shumë kohë, për të bërë ushqim të bukur, sesa për thelbin e tij.
Këshillë: Moderoni ngrënien e çokollatës dhe ëmbëlsirave, nëse dëshironi të dukeni mirë!

Akrepi
Akrepët e duan ushqimin, hanë me uri dhe shpesh hanë edhe gjatë natës. Një frigorifer bosh dhe mungesa e erëzave mund të jenë arsye për t’i mërzitur ata. Ata në kuzhinë ndjekin parimin, o të gjitha, ose asgjë. Gjithashtu kur mendojnë se shkuan shumë larg me të ngrënë fillojnë me kufizimet.
Këshillë: Shmangni alkoolin dhe ushqimet e ndenjura dhe pini sasi të mëdha të ujit dhe çajit!

Shigjetari
Përfaqësuesit e shigjetarit janë kurioz dhe duan të eksperimentojnë. Ata duan ushqime ekzotike dhe erëza. Dieta e tyre mund të shkojë nga një ekstrem në tjetrin edhe pse në shumicën e rasteve, ata thjesht hanë shumë. Në disa raste mund të jenë shumë të uritur e ta zbrazin pjatën, në të tjera mund të mos hanë fare. Njerëzit e kësaj shenje vuajnë nga problemet e tretjes, tensioni i lartë dhe mbipesha.
Këshilla: Shmangni mbingrënien dhe hani me rregull. Një vakt është i barabartë me një pjatë të plotë jo më shumë.

Bricjapi
Janë punëtorë të palodhur dhe e gjejnë gjithmonë kohën për një vakt të mirë. Për ta cilësia është gjithmonë më e rëndësishme se sasia dhe ata respektojnë oraret e vakteve. Atmosfera ndërsa hahet është e rëndësishme për ta. E urrejnë kur të tjerët vendosin diçka në pjatën e tyre, tashmë plotë. Ata janë njerëz tradicional, kështu që preferojnë ushqimin në shtëpi. Kur zgjedhin shokun e jetës, ushqimin e kanë kriter prioritar. Nuk e pëlqejnë ushqimin tepër djegës dhe kanë tendencën ta teprojnë me kripën.
Këshillë: Kini kujdes me kripën! Ajo mund të bëhet armiku më i keq i organizmit tuaj!

Ujori
Ujorët nuk janë egoist kur vjen fjala për të ndarë ushqimin. Hanë ushqime me kalori të ulëta, kur gjejnë kohën për të ngrënë. Janë shumë të zënë dhe shpesh hanë çfarë iu del përpara. Ata dinë të shijojnë çdo gjë të re dhe të pazakontë. Personat e lindur në këtë shenjë janë shpesh vegjetarianë, për shkak të natyrës humanitare dhe shpesh parapëlqejnë frutat dhe perimet, si dhe ushqimin me proteina. Ata nuk gatuajnë shpesh dhe e urrejnë të ndjekin verbërisht recetat. Pijnë më shumë kafe se ç’duhet dhe hanë para gjumit të darkës.
Këshilla: Mos hani shumë në darkë dhe në orar të vonë! Më mirë një mëngjes i shëndetshëm!

Peshqit
Njerëzit e lindur në këtë shenjë e duan gëzimin nga ushqimi. Adhurojnë ushqimet e veçanta dhe e vlerësojnë ushqimin si një mënyrë për të treguar dashurinë. Vlerësojnë shoqërinë e mirë në tavolinë dhe ndihen edhe më mirë nëse ushqimi është servirur nën dritën e qirinjve dhe një mjedisi romantik. Dobësia e tyre është se adhurojnë alkoolin edhe pse ai i mjegullon vizionin për jetën dhe mendimet si dhe ka efekte negative për shëndetin.
Këshillë: Pini shumë ujë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat