I dashuri mizor më fton vetëm për seks dhe unë nuk mund t’i them jo, por...

Life style

I dashuri mizor më fton vetëm për seks dhe unë nuk mund t’i them jo, por...

Nga: G.B Më: 24 gusht 2016 Në ora: 17:54
Ilustrim

Një vajzë ia ka shkruar një letër britanikes ‘The Sun’, ku ka treguar se shkon me një mashkull vetëm për seks, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Po takohem me një mashkull, i cili më shkruan vetëm kur ka nevojë për seks. Nuk mund t’i them jo pasi pasioni është shumë eksitues.

Kjo po zgjatë për thuajse 1 vit. Ai është 28 vjet, ndërsa unë 20 dhe unë me të vërtetë brengosen për të, por ai më jep sinjale të përziera.

Në vikend ai ka fjetur në vende të ndryshme, por me mua e bën rregullisht. Ne nuk mund të rrimë larg njëri tjetrit.

Ai e di se mua më pëlqen shumë por derisa flisnim, ai më fliste për një vajzë tjetër, për të më mërzitur mua.

Unë e kam njohur nënën e tij. Ai e adhuron atë dhe unë i kam pëlqyer asaj.

Një herë kur ai po bëhej me të vërtetë i këndshëm, më tha se isha e vetmja femër që e kishte prezantuar tek nëna.

Ai madje më ka dhënë para për të më ndihmuar kur ka pasur. E di që nuk e ka bërë këtë për një vajzë tjetër.

Ne kemi kaluar thuajse çdo ditë së bashku.

Tani, e gjithë kjo ka ndryshuar dhe ai më thotë se nuk i pëlqej.

Ai ende më kontakton kur ka nevojë për seks. Kam marrë vëmendje nga shumë meshkuj nga vende tjera dhe e di se mund të gjej lehtë një të dashur të ri, por nuk mund t’i rezistoj këtij djali.

Unë bëhem histerike dhe mërzitem kur ne grindemi dhe ai më thotë se nuk do të shihemi më.

Me gjithë këtë, unë përfundoj në shtëpinë e tij, pas disa ditësh.

Miqtë e komentojnë faktin se ne nuk mund të qëndrojmë larg njëri tjetrit.

Ata e pyesin atë pse nuk është me mua gjatë gjithë kohës. Ata e quajnë budalla.

Ai vetëm qesh. Unë e urrej që nuk e di se ku qëndroj dhe çfarë ndjen ai për mua.

Përgjigja e psikologes:

Pse të qëndrosh me dikë që është i vrazhdë me ty?

Ti e ke lënë këtë mashkull që të dominojë jetën tënde tash e 1 vit.

A nuk është kjo kohë e mjaftueshme për ta kuptuar që ai është egoist dhe i prishur?

Ai nuk do të ndryshojë, jo për ty, por për askënd.

E mira më e madhe që mund t’i bësh vetes është të largohesh nga ai.

Ndalo së takuari me të dhe mos iu përgjigje mesazheve të tij.

Dhe bëj një jetë të shëndetshme seksuale.

Ti e di se mund të gjesh një djalë më të mirë që të bën të ndihesh më mirë me veten dhe që nuk do të të rrezikojë duke bërë seks edhe me femra tjera.

Nëse nuk mund ta bësh këtë, pyete veten se çfarë ka brenda teje që të bën një këmbësore të tillë, duke e ditur se ai do të të lëndojë, përsëri dhe përsëri.

Këshillat e një personi mund të ju ndihmojnë që të shqyrtoni motivet tuaja të fshehura./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat