Shkencëtarët thonë se lidhjet e lumtura definohen nga këto dy trajta bazike

Life style

Shkencëtarët thonë se lidhjet e lumtura definohen nga këto dy trajta bazike

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:02
Ilustrim

Si çdo gjë e mirë në jetë, lidhjet e gjata dhe të fuqishme kërkojnë punë dhe përkushtim të vazhdueshëm nga të dy palët. Por, në fakt, gjërat nuk janë aq të frikshme sa duken në shikim të parë.

Siç kanë zbuluar shkencëtarët, janë vetëm dy trajta bazike që e definojnë një lidhje të lumtur. Këto janë trajta të cilat çdo njëri nga ne duhet t’i adoptojmë në jetët personale – mirësia dhe bujaria.

Pasi kanë kryer hulumtime me dekada të tëra në mijëra çifte, psikologët John dhe Julie Gottman kanë zbuluar se mirësia i ngjitë çiftet së bashku. Bashkë me stabilitetin emocional, kjo trajtë është faktor i rëndësishëm në martesat e suksesshme.

Koha më e vështirë për të praktikuar bujarinë është kur jeni duke u fjalosur me partnerin. Por, ky është gjithashtu momenti kur është koha më e rëndësishme të jeni të mirë. Nëse e lejoni zemërimin dhe agresivitetin të dalë jashtë, ju mund të shkaktoni dëme të pariparueshme në lidhje.

“Mirësia nuk do të thotë se ne nuk e shprehim zemërimin, por mirësia informon se si ne zgjedhim ta shprehim zemërimin. Ju mund të hidhni shigjeta drejt partnerit. Ose mund të shpjegoni pse ndjeheni të lënduar dhe të zemëruar, e kjo është mënyrë më e mirë”, shpjegon Julie Gottman. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat