Si krahasohet seksi në gjendje të droguar me seksin në gjendje të dehur?

Life style

Si krahasohet seksi në gjendje të droguar me seksin në gjendje të dehur?

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 14:03
Ilustrim

Seksi dhe droga zakonisht përmenden në të njëjtën frymë, mirëpo këta dy përbërës jo gjithmonë e kompletojnë njëri-tjetrin shumë mirë.

Në përpjekjen për të zbuluar se si lubrifikues të caktuar shoqërorë ndikojnë në kënaqësinë seksuale, hulumtuesit kanë kryer një studim që analizon ndikimin e marijuanës dhe alkoolit në përvojat seksuale të njerëzve.

Totali i 24 pjesëmarrësve – 12 meshkuj dhe 12 femra – ishin intervistuar për përvojat e tyre seksuale në gjendje të dehur dhe droguar. Duke shkruar në revistën Archives of Sexual Behavior, autorët e këtij studimi raportojnë se ndjenjat e zakonshme pas seksit në gjendje të dehur kishin qenë ato të pendimit.

Kjo mund të jetë për shkak të mënyrës se si alkooli mund t’i bëjë njerëzit më të prirë për të fjetur me të tjerët, e që normalisht nuk do ta bënin këtë gjë.

Njerëzit e dy gjinive kishin raportuar për ndjenja të marramendjes dhe përgjumësisë gjatë kohës kur ishin përpjekur të bënin seks nën ndikimin e alkoolit, përderisa meshkujt kishin thënë se shpeshherë kishin përjetuar vështirësi të turpshme teknike në shtrat.

Kjo gjë, aspak një befasi, mund të shpijë në seks më të shkurtër dhe paaftësi për të arritur orgazëm.

Tymosja e kanabisit në tjetër raportohet të shpinë në rritje të ndjeshmërisë fizike dhe orgazma më të zjarrta, edhe pse disa njerëz kishin raportuar për pengesa mendore si paranoja, apatia etj, e të cilat e “vrasin” disponimin dhe i parandalojnë njerëzit nga klimaksi. Gjithashtu disa gra kanë thënë se kanë përjetuar “thatësi vagjinale” gjatë kohës kur janë përpjekur të bëjnë seks në gjendje të droguar me kanabis.

Seksi në gjendje të droguar me marijuanë thuhet se është më i ndjeshëm dhe më emocional sesa seksi në gjendje të dehur. Kjo mund të jetë për shkak të mënyrës se si alkooli i shkakton njerëzit të humbin kontrollin dhe i bën të flenë me njerëz të cilët posa i kanë takuar.

P.sh., pjesëmarrësit meshkuj të këtij studimi kishin deklaruar për avantazhe seksuale gjatë kohës në gjendje të dehur, pasi që kishin pasur më shumë guxim t’ju flasin femrave të panjohura, pa brengën se po refuzohen, ndërsa femrat kanë thënë se ishin bërë më të vullnetshme në pranimin e propozimeve pas disa pijeve.

Në anën tjetër, pjesëmarrësit kishin pasur tendenca të flenë vetëm me njerëz që i kishin njohur më parë gjatë kohës që kishin tymosur marijaunë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat