Bëj seks me ish të dashurin, edhe pse ai më la për një tjetër dhe nuk do të...

Life style

Bëj seks me ish të dashurin, edhe pse ai më la për një tjetër dhe nuk do të...

Nga: G.B Më: 22 gusht 2016 Në ora: 12:29
Ilustrim

Një vajzë i ka shkruar një letër britanikes ‘The Sun’, ku tregon historinë që ka pasur me të dashurin, i cili e ka lënë pas 3 vitesh, për tu kthyer me ish të dashurën, me të cilën ka një djalë, transmeton Bota Sot.

Por, tani ai del sërish me të dhe bën seks.

Kjo është letra e saj:

Kam seks të mahnitshëm me ish të dashurin kur ai është përreth.

Jam e pafuqishme për ta rezistuar atë, edhe pse e di që ai nuk do të kthehet me mua.

Ai është dashuria ime e parë dhe unë i kam besuar atij kur kemi biseduar që të kemi jetë dhe familje bashkë.

Unë jam 21 vjet, ai 27 dhe kemi qenë bashkë për 3 vite.

Unë dyshova se ai po takohet me ish-in e tij, por ai më tha se ishte e gjitha në kokën time dhe kishte kontakte me të vetëm për shkak të djalit 6 vjeçar.

Ai filloi të më akuzonte për mashtrim, diçka që nuk e kam bërë kurrë, por aty nisën këmbanat e alarmit.

Pastaj ai rastësisht përfundoi lidhjen tonë, duke thënë se nuk ka besim tek unë.

I shkrova mesazh ish të dashurës së tij, e cila më konfirmoi se është kthyer me të.

Ajo nuk kishte ide se ai kishte qenë në lidhje me mua.

Ai ishte duke jetuar jetë të dyfishtë.

Ai ka qenë duke e parë atë gjatë gjithë kohës sa ishte me mua, duke i thënë se sa shumë donte që të kthehej sërish me familjen.

Ajo më tha se ai kishte rezervuar pushime me të, për ta dërguar djalin e tyre në Disney World.

Gjërat ranë në vend për mua.

Ai më dha lule dhe çokollatë për ditëlindje dhe më pas më tha se duhej të shkonte në punë.

Në fakt, ai e kishte ditë të lirë dhe kishte shkuar me ish-in për të bërë seks.

Ai ka fjetur me të dhe ka bërë seks të pambrojtur me mua në të njëjtën kohë, pasi ne donim të fillonim të kishim një familje.

Sa do të doja të isha shtatzënë tani dhe ndoshta ai do të ishte me mua.

Pavarësisht gjithë kësaj, unë ende e dua atë.

Ai vjen përreth dhe ne kemi seks pothuajse në çdo kohë.

Unë i kam thënë se dua që të jemi bashkë dhe ai më thotë mua se sa shumë më do, se jam mikja e tij më e mirë.

Ai thotë se mendimi që unë mund të vazhdoj jetën e vret atë, por ai e do familjen e tij të bashkuar.

Kam provuar të mos flas me të, por kjo më bën të ndihem më keq.

Ndihem sikur i kam humbur gjymtyrët.

Përgjigja e psikologes:

Ai e ka tortën dhe po e ha atë, duke ju mashtruar ty dhe ish të dashurën e tij.

Lavdi Zotit që nuk ke ngelur shtatzënë.

A mendon se fëmija yt do të kishte një baba që ta mbështeste?

Ai ka qenë dashuria jote e parë dhe është e vështirë ta harrosh, por nëse ai vërtetë të do, do të ishte me ty tani.

Edhe nëse ktheheni bashkë, ti kurrë nuk do të jesh e sigurtë se ai nuk do tu kthehet këtyre trukeve të vjetra.

Ndalo së bëri seks me të.

Kjo i bën gjërat më keq.

Blloko çdo kontakt me të dhe fillo të dalësh me miq./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat