Rrezikova familjen për seks të mrekullueshëm me kolegen dhe kam...

Life style

Rrezikova familjen për seks të mrekullueshëm me kolegen dhe kam...

Nga: G.B Më: 21 gusht 2016 Në ora: 17:00
Ilustrim

Një burrë i ka shkruar një letër britanikes ‘The Sun’, ku ka treguar se e ka tradhtuar gruan me kolegen e punës dhe se ndihet sikur është buzë shkatërrimit, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e tij:

Kam pasur një flirtim të vogël me një kolege, madje e mora atë në zyrën time.

Seksi ishte emocionues dhe i nxehtë, por unë do të kisha qenë i shkatërruar nëse do të kapesha, do të humbja familjen dhe shtëpinë. Çfarë bëra?

Kjo vajzë erdhi në firmën tonë si praktikante për këshilla financiare.

Ajo është 21 vjet dhe me pamje të mrekullueshme.

Ajo ishte caktuar tek unë për tu trajnuar.

E ftova atë që të dilnim dhe i shpjegova për punën, e gjërat shkuan nga njëra tek tjetra.

Pasi u kthyem në punë, të gjithë kishin shkuar në shtëpi dhe ne bëmë seks.

Pas kësaj, unë mora edhe më shumë shanse, duke bërë seks edhe kur njerëzit e tjerë ishin përreth.

Pas disa javësh erdha në vete dhe i thashë asaj se duhet të përfundoj kjo.

Ajo e mori këtë si në rregull dhe filloi të dalë me një djalë të ri në punë.

Kam marrë një rrezik të madh në jetë.

Unë jam 38 vjet, ndërsa gruaja 36.

Ne kemi tre djem të mrekullueshëm, por jeta seksuale ka qenë inekzistente për një kohë.

E dua familjen dhe punën time, por gjithmonë ndihem i stresuar dhe më duket sikur jam buzë katastrofës.

Jeta është bërë e vështirë që kur vdiq nëna ime, gjashtë vite më parë.

Ajo mori mbidozë pas disa vitesh në depresion, por unë nuk mund ta fajësoj atë për problemet e mia.

Vetëshkatërrimi im shkon shumë më prapa.

Më parë unë kam qenë i martuar dhe jam dehur e kam rrahur një vajzë në një ndejë.

Unë shkova në një fazë të rrezikshme në punë, duke bërë paragjykime të parakohshme dhe duke mos u bazuar në fakte.

Kjo i kushtoi firmës mijëra paund.

Vitin e kaluar kam bërë një budallallëk në kamerë me gruan që njoha online.

Një grua më ka thënë se do t’ua dërgoj fotot të gjithëve në Facebook, në llogarinë time, në qoftë se nuk e paguaj atë, për t’i fshirë.

Gruaja ime meriton dikë më të mirë se unë.

Përgjigja e psikologes:

Përpara se të vdiste nëna jote ti ke jetuar me depresionin e saj dhe je rritur me tension dhe dhimbje.

Kjo ndjenjë se je buzë shkatërrimit mund të jetë e lidhur me nënën tënde.

 Dhe, sjellja juaj e rrezikshme mund të jetë bllokuar nga dhembja e depresionit tuaj.

Tregoj gruas se e do dhe thuaj se do të kërkosh ndihmë për të ndryshuar.

Të flasësh me një këshilltar të ndihmon që të merresh me të kaluarën dhe të përqendrohesh në atë që ke tani.

Nëse i jep gruas më shumë vëmendje dhe kohë, edhe ajo do të gjejë më shumë kohë për ty./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat