Si t’i mbijetoni dashurisë në distancë?

Life style

Si t’i mbijetoni dashurisë në distancë?

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 15:19
Ilustrim

Kur nuk jeni pranë partnerit dhe po mbani një lidhje në distancë duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Duhet të mbani gjallë marrëdhënien tuaj dhe ta bëni sa më interesante atë.

Më poshtë do të shihni 6 mësime shumë të rëndësishme për lidhjet në distancë.

1.Gjeni kohë për të folur çdo ditë. Ju nuk mund të takoheni, kështu që flisni çdo ditë për çdo gjë që ju ndodh, kështu do të ndiheni më pranë njëri-tjetrit.
2.Kaloni kohë duke diskutuar për qëllimet, dëshirat, vlerat dhe gjërat e domosdoshme. Nuk duhet të humbni kohë duke folur për gjëra pa vlerë.
3.Bëni plane së bashku. Planifikoni çfarë do të bëni dhe ku do të shkoni kur të takoheni, kjo është një gjë shumë emocionuese dhe do t’ju bëjë të ndiheni mirë.
4.Gjeni mënyra të ndryshme për t’i lënë partnerit të kuptojë se ju mendoni për të. Jepini strategji të ndryshme ku e përfshini edhe atë. Dërgojini mesazhe të bukura dashurie dhe ai do të ndihet mjaft mirë kur shikon se ju i shprehni dashurinë.
5.Bëni dashuri në distancë, shkruan blitz.al. Pritja është e vështirë, kështu që njëherë në disa kohë shkëmbeni mesazhe, email-e erotike dhe bisedoni në Skype.
6.Ndani rutinën e përditshme së bashku. Kur të takoheni bëni rutinën tuaj së bashku, qëndroni çdo sekondë të dy sepse pasi të jetoni bashkë secili do të ketë detyrat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat