Këshilla për një dashuri të përjetshme

Life style

Këshilla për një dashuri të përjetshme

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 11:24
Ilustrim

Ekzistojnë truke, të cilat i sigurojnë marrëdhënies suaj një jetëgjatësi më të madhe. Dashuria e përhershme ekziston, por vetëm nëse do të dini ta menaxhoni atë.

Matematika e zemrës

Sipas studiuesve të Shkollës së Biznesit të Gjenevës, sekreti i një raporti të qëndrueshëm gjendet në një formulë të vetme: që marrëdhënia të zgjasë shumë, femra duhet të jetë pesë vjet më e vogël se partneri, dhe të dy duhet t’i përkasin së njëjtës shtresë social-kulturore.

Studimi ka nxjerrë në pah se si mosha dhe prejardhja janë faktorë thelbësorë për stabilitetin në çift, duke garantuar një probabilitet më të madh për të pasur një jetë bashkëshortore të gjatë dhe të lumtur.

Demonstrimi i interesit

Mos e nënvlerësoni asnjëherë vlerën e pyetjes së thjeshtë “Si të shkoi dita sot?”. Mund t’ju duket një lojë qesharake fjalësh, por gjithsesi, kjo gjë nuk ju bën më pak të sjellshëm si njeri, vetëm sepse mirësjellja kthehet në një rutinë: nëse përditshmëria ju rrëmben edhe gjestet dhe frazat spontane, atëherë në darkë do ta gjeni veten me përshtypjen se asnjë nga të dy nuk i intereson tjetri. Ndaj, tregohuni të interesuar për njëri-tjetrin.

Një çështje sjelljeje

Një thënie anglosaksone thotë: “lëreni kohën të rrjedhë”. Ju duket diçka e kotë në dukje, por në të vërtetë, përditshmëria në çift përbëhet nga shumë gjeste të vogla, që shpeshherë kalojnë në heshtje e të cilat nuk vlerësohen aspak. Kështu që demonstrimi i mirënjohjes është një mekanizëm rritjeje, i cili ndihmon në krijimin e një lidhjeje të fortë mes partnerëve, përveçse i bën të ndihen të vlerësuar dhe të kënaqur në marrëdhënien e tyre.

Mos kini frikë nga debatet

Ndonjëherë, për disa, edhe diskutimet më të vogla në çift duken si “kriza diplomatike”, aq sa mund të gjunjëzojnë marrëdhënien e tyre, në një kohë kur bëhet fjalë për diskutime të cilat ndërtojnë normalitetin e çdo çifti. Ashtu siç është normale të dashuroheni me partnerin/partneren tuaj, është normale edhe të nxeheni me të, sigurisht pa thënë fjalët e fundit të parat.

Pra, edhe debatet (të vogla apo të mëdha) mund ta bëjnë lidhjen më të fortë. Nëpërmjet tyre ju do të shihni se sa shumë mund të rezistojë dashuria juaj.

Mos i humbisni disa zakone (të mira)

Puthuni. Puthuni sapo ktheheni në mbrëmje në shtëpi, përpara se të bëni çdo gjë tjetër. Përshëndetuni me një puthje kur dilni prej shtëpisë. Puthuni papritur kur jeni duke ecur në rrugë, pa asnjë arsye, si dy të rinj gjatë takimeve të para. Përpiquni që të mos nënvlerësoni asnjëherë vlerën e “thjeshtë” të një puthjeje, gjest i cili më shumë se çdo gjë tjetër, ka fuqinë e menjëhershme që t’iu bashkojë dhe t’ju tregojë se sa shumë e doni njëri-tjetrin.

Jini spontan

Befasojeni tjetrin me një darkë të përgatitur nga vetë ju. Bëni një shëtitje natën dorë për dore. Qëndroni pak më tepër në shtrat se sa zakonisht. Dhuroni papritur dy bileta për një koncert apo shfaqje, ku keni dëshirë të shkoni së bashku. Gjeni mënyrë t’i dedikoheni gjesteve spontane dhe të paparashikueshme kur bini në një rutinë, e cila ju lë pak hapësirë dhe kohë për fantazinë. Kjo gjë nuk është e thjeshtë, por ju bën që të qëndroni bashkë përgjithmonë.

Fjalët janë të rëndësishme

Dy fjalë apo pesë shkronja, pavarësisht kohës, nuk e humbasin kurrë vlerën e tyre! Nuk do të jenë kurrë të tepërta herët në të cilat do t’i thoni “Të dua” partnerit/partneres tuaj.

Pranoni detyrimet me dëshirë

Çdo marrëdhënie sjell automatikisht me vete edhe një seri detyrimesh. Edhe pse nuk do të doni të bëni gjithçka dëshiron partneri/partnerja juaj (ta shoqëroni në darka pune, apo në ndonjë ngjarje për të cilën nuk jeni të interesuar), nuk duhet të harroni se prania dhe mbështetja juaj e bën atë të lumtur, shkruan Shqip. Vetëm ky mendim ia vlen për të bërë qoftë edhe një sforco të vogël.

Dashuria pa kusht

Dashurojeni njëri-tjetrin pa kushte! Ndonjëherë duket kaq e thjeshtë saqë rezulton banale, por ja që ky është çelësi i gjithçkaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat