Horoskopi, 19 gusht 2016

Life style

Horoskopi, 19 gusht 2016

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 09:36
Ilustrim

Dashi 21/3 - 20/4

Dita juaj do të jetë disi e komplikuar. Përsa i përket situatës sentimentale, partneri/ja juaj mund të kundërshtojë faktin që jeni shumë pak kohë në shtëpi dhe kjo mund të ndezë diskutim.

Demi 21/4 - 21/5

Sot yjet do t’ju buzëqeshin do t’ju sigurojnë një ditë perfekte. Së bashku me personin e zemrës do të forconi më tej marrëdhënien në çift.

Binjakët  22/5 - 21/6

Sot nuk do të mund të përqendroheni për pjesën më të madhe të ditës. Për sa i përket punës, reduktoni aktivitetet rutinë. Për sa i përket familjes, përpiquni të kaloni më shumë kohë me fëmijët.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Dita juaj sot nuk do jetë fort e mirë. Gjatë orëve të punës do të përballeni me një diskutim me kolegun tuaj. Përsa i përket pjesës sentimentale, mbrëmja premton gjëra të mira për beqarët mirë.

Luani 23/7 - 21/8

Sot më në fund do të shijoni një ditë qetësuese. Përsa i përket pjesës sentimentale do të jetë një ditë pozitive pasi partneri/ja do ju dhurojë momente mjaft romantike. Me shëndetin nuk do keni probleme.

Virgjëresha  22/8 - 23/9

Dita juaj nuk do të nisë në mënyrën më të mirë, për shkak se do të përballoni një krizë të vogël familjare. Përsa i përket punës, do të mund të jetë një ditë e favorshme për ata të cilët janë në kërkim të saj.

Peshorja 24/9 - 23/10

Gjatë mëngjesit diçka mund t’ju turbullojë qetësinë tuaj, duke e bërë ditën më të komplikuar. Edhe në punë situata nuk do jetë nga më të mirat. Vetëm gjatë mbrëmjes do të mund të shijoni momente paqeje.

Akrepi 24/10 - 22/11

Dikush sot do të trokasë në portën tuaj për një lajm të bukur. Dita do të jetë shumë pozitive edhe falë humorit tuaj të mirë edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të jenë të qeshur.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Sot do të kuptoni që duhet të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj private. Gjatë pasdites më në fund do të gjeni punën që kërkonit prej kohësh. Luftoni me të gjitha forcat tuaja për të mbajtur postin.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Ka ardhur momenti të ndaloni dhe të dëgjoni zemrën tuaj. Lajme të mira nga puna, sidomos për profesionistët e lirë. Marrëdhëniet me familjen tuaj do të jenë të turbulluara.

Ujori 21/1 - 19/2

Sot do të keni një takim të bukur me një person që do të ngacmojë fantazinë tuaj. Përpiquni të mos e teproni me ushqimin në mënyrë që të mos keni probleme me shëndetin.

Peshqit 20/2 - 20/3

Ditë e madhe ndryshimi për të gjithë ata që janë shenja e peshqve, pasi nga ana sentimentale të gjithë beqarët do të mund të gjejnë personin e zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat