Televizoni shtetëror egjiptian pezullon nga puna tetë punëtore, urdhërohen të humbin në peshë

Life style

Televizoni shtetëror egjiptian pezullon nga puna tetë punëtore, urdhërohen të humbin në peshë

Më: 17 gusht 2016 Në ora: 17:41
Khadija Khattab prezantuese në televizionin Channel 2

Televizioni shtetëror i Egjiptit ka pezulluar nga puna tetë prezantuese televizive, të cilave u është thënë se duhet t’i nënshtrohen dietave me qëllim të humbjes së peshës, duke nxitur kështu reagime të ashpra tek grupet e të të drejtave të grave.

Bordi i Radio Televizionit Egjiptian Bashkimi (ERTU), i ka dhënë afat prej një muaj grave të punësuara në këtë medie, që të dobësohen nëse dëshirojnë që sërish të shfaqen para objektivit të kamerave.

Khadija Khattab prezantuese në televizionin Channel 2, ka deklaruar për mediat lokale se kërkon nga shikuesit që të shikojnë emisionin e saj për ta vlerësuar nëse dukja e saj e bën atë të duket e plotë dhe nëse ia vlen të shikohet kur shfaqet para ekranit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat