Gjarpri kafshon dhëndrin gjatë setit fotografik me nusen

Life style

Gjarpri kafshon dhëndrin gjatë setit fotografik me nusen

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 21:33
Laura Loretz 33-vjeçe dhe Johnny Benson nga Fort Colling i Kolorados

Ky çift i sapomartuar me siguri nuk ka për ta harruar kurrë ditën e dasmës. Dhëndri gjatë realizimit të setit fotografik është kafshuar nga një gjarpër.

Laura Loretz 33-vjeçe dhe Johnny Benson nga Fort Colling i Kolorados, kanë ndërruar unazat në kishën katolike Shën Jozefi pasditen e së hënës.

Pas ceremonisë së organizuar, ata ishin nisur për në parkun Horsetooth për të realizuar disa foto, por kurrë nuk kishin menduar se do t’iu ndodhë diçka e keqe.

Derisa Johnny 44-vjeç po qëndronte i ulur prapa bashkëshortes së tij për të kapur foto interesante por një gjarpër u shfaq papritur dhe kafshoi në këmbë. Menjëherë aty mbërriti ambulanca, e cila i dha dhe ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat