Emocionuese: 92-vjeçari i këndon serenatë gruas, me rastin e 50-vjetorit të martesës

Life style

Emocionuese: 92-vjeçari i këndon serenatë gruas, me rastin e 50-vjetorit të martesës

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 20:35
Pamje nga videoja

Harvey Wosika 92-vjeç është filmuar duke i kënduar serenata bashkëshortes së vet Mildrer 90-vjeçe, dhe ky moment prekës është postuar në Facebook dhe brenda pak minutave është bërë virale.

Në prezencë të 150 mysafirëve të ftuar, Harvey u gjunjëzua para gruas së tij duke i mbajtur dorën dhe duke i kënduar këngën “Let Me Call You Sweetheart”, të Bing Crosby.

Vetëm një moment para se të ndodhte kjo, burri i moshuar i jep vajzës së vet telefonin mobil me qëllim që filmojë këtë moment emocionues.

Më pas kjo video është postuar në Facebook në profilin e mbesës së dyshes Lisa Epperly. Deri më tani kjo video është shikuar mbi 12.000 herë.

Ky moment emocionues ka përlotur gjithë mysafirët e ftuar me rastin e shënimit të 50-vjetorit të martesës.

Çifti i lumtur nga Newkirk i Oklahomas, kanë 11 fëmijë dhe 35 mbesa dhe nipa.

Sipas dyshes, çelësi i martesës së lumtur ka qenë se ata vazhdimisht i janë përgjigjur njëri-tjetrit me terma “Po, zemër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat