Çfarë urrejnë femrat më shumë se seksin, i cili zgjat pak

Life style

Çfarë urrejnë femrat më shumë se seksin, i cili zgjat pak

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 14:56
Ilustrim

Për femrat nuk ka edhe aq rëndësi se sa zgjat seksi, mirëpo i frustron fakti që meshkujt aq shumë janë të përqendruar në zgjatjen e ejakulimit saqë i harrojnë nevojat e tyre.

Sipas hulumtimeve të cilat i ka bërë psikologu i klinikës së Universitetit të Cyrihut, për femrat nuk paraqet problem seksi që zgjat pak. Mirëpo, ajo që vërtet i pengon ato do të mund t’i befasojë shumicën e meshkujve të cilët përpiqen me vetëmohim që të jenë sa më shumë të “qëndrueshëm” në seks.

Hulumtimi është bërë nëpërmjet anketës të cilën e kanë plotësuar 1.500 femra nga Meksika, Italia dhe Koreja Jugore.

Rezultatet kanë treguar që për femrat nuk ka edhe aq rëndësi se sa zgjat seksi, mirëpo i frustron fakti që meshkujt aq shumë janë të përqendruar në zgjatjen e ejakulimit saqë i harrojnë nevojat e tyre.

Si rezultat i kësaj, mashkulli injoron nevojat seksuale të femrës dhe nuk arrin t’i plotësojë dëshirat e saj, theksohet në studim.

Po qe se mendohet së tepërmi për përfundimin e marrëdhënies seksuale, meshkujt harrojnë veprimet stimuluese, siç janë p.sh. puthja dhe prekja, të cilat femrat e anketuara i kanë theksuar si faktor të rëndësishëm të kënaqësisë në marrëdhëniet seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat