Argëtoheni me një shëtitje në plazh

Life style

Argëtoheni me një shëtitje në plazh

Më: 13 gusht 2016 Në ora: 14:27
Ilustrim

Kur jemi në plazh, shumë nga ne preferojmë të ecim zbathur, e kjo nuk nënkupton vetëm argëtim, por edhe na bën mirë për shëndet.

Çfarë mund të ishte më relaksuese se një shëtitje këmbëzbathur përgjatë plazhit me rërë? Përveç që është një relaksant për shqisat, kjo kënaqësi e thjeshtë, në fakt është një opsion shumë i shëndetshëm që shton atraksionet e një pushimi në plazh.

Për të filluar me shëtitje, qoftë në rërë ose vende tjera, mund të përmirësojë në qarkullimin e gjakut, duke e bërë atë një ushtrim të përshtatshëm veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga zgjerimi i enëve të gjakut.

I bën masazh thembrave tuaja - Nëse ecni me gjallëri nëpër plazh, do të përfitoni nga fërkimi i këmbëve me rërën, gjë që aktivizon qarkullimin venoz dhe limfatik.

Shëtitje në ujë - Uji rreth këmbëve tuaj është shumë i dobishëm, por nëse doni që të lagni këmbët më shumë, depërtoni në ujë deri në gjunjë.

Magjia e mineraleve - Ekziston edhe një tjetër përfitim për ujin e detit, pasi përmban minerale (jod dhe natrium) që ndihmojnë në parandalimin e plakjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat