Zbuloni ditën kur flihet më mirë

Life style

Zbuloni ditën kur flihet më mirë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 10:41
Ilustrim

Një studim i kryer së fundmi në Britaninë e Madhe ka treguar se kush është dita kur njeriu fle më mirë. E çuditshme, por kjo ditë nuk i përket fundjavës.

Studimi mori të dhëna nga ritmi i zemrës së 5000 personave. Këto të dhëna treguan që edhe pse gjumi i natës së të martës duke u gdhirë e mërkura nuk është më i gjati, është në fakt ai që të qetëson më shumë.

Nuk është e qartë se pse ndodh kjo, por ka mundësi që ne të ndihemi më të relaksuar pasi kemi punuar dy ditët e para të javës. Për më tepër, në gjumin e së martës nuk ndikon alkooli, ushqimi i tepërt apo ekseset e tjera të fundjavës. 

Edhe pse pjesëmarrësit në studim flinin mesatarisht gjysmë ore gjumë më shumë në fundjavë, ky gjumë ishte më pak cilësor. Pas përpunimit të të dhënave u dol në përfundimin se gjumi i fundjavës rigjeneron trurin me 48%, ndërsa ai i së martës me 55%.
Sipas shkencëtarëve anglezë, alkooli që konsumohet në fundjavë e ka fajin për gjumin jo shumë të mirë të atyre ditëve në krahasim me gjumin e mesjavës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat