Ja çfarë do të thotë nëse keni filluar menstruacionet më vonë

Life style

Ja çfarë do të thotë nëse keni filluar menstruacionet më vonë

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 00:27
Ilustrim

Femrat tek të cilat periudha e ciklit të menstruacioneve ka filluar për herë të parë më vonë se tek të tjerat dhe përfundon më vonë se tek të tjerat, kanë jetë më të gjatë.

Studimi ka gjetur se nëse femrat kanë filluar për herë të parë menstruacionet në moshen 12 vjeçare ose edhe më vonë dhe menopauza e tyre kalon vitet e 50-ta, atëherë këto femra mund të jetojnë deri në 90 vjet.

Autori i studimit, Aladdin Shadyab nga departamenti i mjekësisë familjare dhe shëndetit publik në Universitetin e Kalifornisë, ka treguar se gjyshi i tij ka jetuar 102 vjet dhe kjo ka ngjallur interesin e tij për të studiuar jetëgjatësinë.

Studimi ka përfshirë 16.000 gra, nga grupe racore dhe etnike të ndryshme dhe rezultatet kanë folur për 55% të tyre që kishin jetuar deri në moshen 90 vjeçare, pasi që cikli menstrual i tyre kishte filluar më vonë dhe gjasat për t’u prekur nga disa sëmundje ishin më të vogla.

Gjithashtu, gratë të cilat kishin menopauzë të vonuar, kishin shëndet shumë më të mirë sesa gratë të cilat e ndërprenin ciklin menstrual më herët në moshë.

Sëmundje si diabeti dhe shprehi të tilla si duhani, janë ndikues në menopauzë të hershme dhe në përgjithësi rrisin mundësinë e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Shadyab ka treguar se ky është vetëm fillimi i kërkimit të faktorëve që ndikojnë në jetëgjatësinë e grave dhe i falenderohet gjyshit të tij që i ka dhënë ide për të hulumtuar në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat