Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit që të ruani ngjyrën sa më gjatë

Life style

Si të kujdeseni për lëkurën pas plazhit që të ruani ngjyrën sa më gjatë

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 14:59
Ilustrim

Pushimet verore përveç çlodhjes sjellin me vete edhe një kënaqësi tjetër që na shoqëron për disa muaj radhazi, ngjyrën çokollatë të trupit.

Përveç dëshirës që secili ka për ta ruajtur atë sa më gjatë, një pikë tjetër kryesore është edhe kujdesi i duhur që duhet t’i kushtohet trupit e fytyrës pas çdo ditë plazhi.

Trupi që qëndron nën diell ka nevojë për sa më shumë hidratim, duke nisur nga konsumimi i ujit e deri te kujdesi për flokët, këmbët, lëkurën, fytyrën, edhe pas largimit nga plazhi.

Ekzistojnë produkte të ndryshme, të cilat ju ndihmojnë për përkujdesjen e lëkurës pas plazhit dhe do ndikojnë në qëndrueshmërinë e ngjyrës së plazhit sa më gjatë.

Mjaft të gjeni produkte me veprim hidratues, qetësues, riparues që janë të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat