I premtova të dashurit që nuk do ta tradhtoja më, por seksi me tjetrin është aq i mirë, që...

Life style

I premtova të dashurit që nuk do ta tradhtoja më, por seksi me tjetrin është aq i mirë, që...

Nga: G.B Më: 23 korrik 2016 Në ora: 16:21
Ilustrim

Një vajzë e re i ka shkruar një letër britanikes The Sun, ku i është drejtuar për ndihmë, pasi ka qenë në lidhje me një djalë, por e ka tradhtuar atë, e pavarësisht se i dashuri ia ka falur, ajo e dëshiron seksin me një tjetër.

E dashur Deidre:

E kam mashtruar të dashurin tim, ia kam rrëfyer këtë gjendje histerike dhe jemi duke provuar përsëri, por seksi me tjetrin është aq i mirë dhe e kam bërë më shumë se një herë që nga fillimi.

Unë jam 22 vjet dhe i dashuri im është 21.

Ne kemi qenë bashkë që nga shkolla por para dy vitesh unë shkova në ushtri dhe u ndamë disa herë.

Fillova të ndjej se marrëdhënia po shkatërrohej për disa muaj.

Shkëndija ishte zhdukur, edhepse ai ishte miku më i mirë dhe më trajtonte si princehë.

Sugjerova që të pauzojmë një kohë.

Ai u bë shumë emocional, por në fund u pajtua.

Pas kësaj unë shkova në një trajnim dhe aty njoha një djalë.

Ai ishte 24 vjeç.

Ne filluam t’i dërgojmë mesazhe erotike njëri tjetrit dhe një natë përfunduam duke bërë seks.

Ishte shumë e veçantë ta ndjeja atë të më dëshironte aq shumë, që ishte një kthesë pas ndarjes nga i dashuri, i cili ishte i dashur po jo shumë seksi.

Por unë u ndjeva fajtore për atë që kisha bërë dhe të nesërmen e telefonova të dashurin duke qarë dhe i tregova çfarë kisha bërë.

Ai nuk u hidhërua me mua, vetëm më tha se ka qenë gabim dhe se mund të rindërtojmë besimin.

Ne patëm një bashkim emocional kur unë erdha në vikend në shtëpi, por dyshimet filluan shpejt.

Unë nuk dua të ndahem nga ai, sepse nuk mund të mendoj asgjë në jetë pa të, por i sugjerova sërish që të pauzojmë 3 muaj.

Unë jam duke u takuar dhe djalin tjetër dhe gjërat janë mirë.

Më pëlqen shumë dhe seksi me të është i mrekullueshëm.

Një pjesë e imja dëshiron që të vazhdoj përpara, por as nuk dua ta lë të dashurin.

Ne kemi menduar që të jetojmë bashkë kur të kthehem në shtëpi dhe ai flet për tu martuar e të kemi fëmijë bashkë.

A do të përmirësohet lidhja jonë nëse ne kthehemi bashkë?

Deidre përgjigjet:

Nuk mund t’i sforcosh ndjenjat tua.

I dashuri yt ka qenë në jetën tënde për kohë të gjatë dhe natyrisht se nuk mund ta mendosh veten pa të, por marrëdhënia juaj ka ndryshuar që nga adoleshenca juaj.

Ju jeni pjekur dhe keni ndryshuar.

Jeta jote ka ndryshuar dhe keni fituar përvojë.

Ndjenjat për këtë djalin tjetër tregojnë se duhet të ecësh përpara.

Bëhu e sinqertë me veten dhe të dashurin për atë se kush je tani.

Nëse jeton me të dhe e bën atë të mendojë se do të martoheni dhe do të keni fëmijë, ju nuk do të jeni të lumtur.

Bëhu e mirë, por vendos që marrëdhënia jote të përfundojë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat