I shkruan “Të dua” çdo ditë ajo nuk e dinte

Life style

I shkruan “Të dua” çdo ditë ajo nuk e dinte

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 16:22
Ilustrim

Veprimi i dashurisë së një djali ndaj partneres së tij ka emocionuar shumë përdorues të rrjeteve sociale. Fotografi italian Anthony De Luca, publikoi në Facebook fotografitë e realizuara ndaj të fejuarës së tij për një vit rresht.

Në çdo fotografi i shkruante se e donte, por pa u kuptuar asnjëherë prej saj, pasi i shkruante dhe e fotografonte pas shpine.

“Prej muajsh të kam thënë “Të dua” ndonëse ti nuk e dije... ja surpriza ime për vitin e parë të kaluar bashkë”, shkruan De Luca në fotografitë e publikuara në Facebook.

E fejuara e tij Lori, është fotografuar në shumë aktivitete të përditshme, ndërsa Anthony mbante në duar një letër ku shkruhej “Të dua”.

LEXO EDHEBrenda dhe jashtë jahtit më luksoz në botë (FOTO)

Duke shpërndarë albumin e njeriut të saj të zemrës, Lori shkroi, “Çdo ditë i kam ndier ato fjalë brenda meje. Tani i shoh dhe po i kuptoj nga një tjetër këndvështrim, nga i yti. Jam e sigurt do më shohësh gjithmonë kështu, deri në momentin që do mbushim ditët tona me përkujdesje të ëmbla.

 
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat