Gjashtë këshilla për jetë të lumtur me partnerin

Life style

Gjashtë këshilla për jetë të lumtur me partnerin

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 21:25
Ilustrim

Bëhuni spontan

Gjatë një shëtitje gjatë natës, doni që të hani darkë diku ? Bëjeni. Dëshironi të befasoni partnerin tuaj me bileta për teatër? Dërgoni. Çkado që ju bie në mend vetëm bëjeni. Kështu jeta juaj do të jetë më interesante dhe do kënaqeni më shumë.

 

Nëse ndokush flet keq për partnerin tuaj, mbroni atë

Edhe në qoftë së jeni person i qetë, janë disa situata ku duhet të reagoni ashpër. Ju dhe partneri juaj jeni një ekip, dhe duhet të mbroni njeri tjetrin.

 

Ndani planet me njeri tjetrin

Dëshironi të takoheni për kafe pas punës? Apo të rrini më gjatë me shoqërinë? Të gjitha janë në rregull. Mirëpo informojeni partnerin tuaj gjithmonë për planet tuaja, në mënyre që edhe ai/ajo të planifikoj ditën.

 

Trajtojeni familjen e saj/tij si të jetë e juaja.

Prindërit e partnerit tuaj do të jenë jashtë mase të kënaqur nëse i trajtoni si familjen tuaj. Kjo gjithashtu do e bëj partnerin tuaj shume të lumtur. Rrini në kontakt me familjarët dhe takohuni me ta edhe nëse nuk e keni partnerin aty.

 

I thoni më shpesh “Të dua”

Këto dy fjalë magjike kurrë nuk janë shumë. Thoni sa më shpesh që mundeni.

 

Kujdesuni për partnerin kur janë të sëmurë

Kjo nënkupton që duhet të anulonië gjitha obligimet. Do t’ju duhet të bleni ilaçe, të bëni supë etj, mirëpo edhe ai do të kujdeset për ju kur ju të jeni e sëmurë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat