Seks për herë të parë me të dashurin e ri: Çfarë t'i kujtoni vetes

Life style

Seks për herë të parë me të dashurin e ri: Çfarë t'i kujtoni vetes

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Nuk është fiks hera jote e parë, por është e para me të dashurin e ri! Ke 1000 pyetje, 1000 pasiguri dhe 1000 mendime që s'po të lënë të marrësh frymë lirisht! Qetësohu dhe merre natyrshëm. S'do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, thjesht sigurohuni të jetoni momente aq magjike sa i keni imagjinuar.

Relaksohu!

Sillu natyrshëm dhe qetësisht. Ky ishte një moment që do të ndodhte dhe ju e prisnit të dy! Mos u trego vulgare! 

Kësaj radhe, mos drejto ti! 

Meshkujt në pjesën më të madhe duan të ndihen gjahtarë. Të paktën për këtë herë të parë lejoja atij të drejtojë marrëdhënien intime. Ai e ka këtë të drejtë natën e parë. 

Seks oral?

Ka mendime të ndryshme nëse seksi oral duhet të jetë pjesë e “menusë” natën e parë. Në fakt është thjesht një mit! Disa mendojnë se partnerët duhet t’ia shprehin njëri-tjetrit këtë kërkesë, por psikologët i këshillojnë femrat që këtë mbrëmje “të marrin” më shumë se sa “të japin”. Kjo nuk do të thotë që duhet të shtiresh nëse diçka nuk të pëlqen. Bisedoje me të! 

Fol

Mos bëj gabimin e “gojës së mbyllur”. Sigurisht, nuk është se do të të duhet të flasësh për çështje pune, por diçka joshëse, intime apo britma kënaqësie janë elementet që do ta bëjnë atë të kuptojë se gjithçka po shkon mirë. Një këshillë: Gjatë seksit, mos e pyet nëse i pëlqen apo jo. 

Kujdes me të qeshurën!

Ai mund të mendojë se po qeshni me trupin e tij ose, më keq akoma, me përmasat e shokut të tij.

Higjena personale

Mos e neglizho higjienën personale! Sigurisht, aromat e eksitojnë mashkullin, por qëndro tek zgjedhjet natyrale: mos e tepro me parfume të forta. 

Mos u sforco dhe as mos u shtir!  

E fundit, por më e rëndësishmja: Ji vetvetja. Nuk është e nevojshme të shtiresh sikur të pëlqen gjithçka. Kjo ndodh rrallë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat