​Si duhet që ta emërtoni CV-në dhe letrën motivuese?

Life style

​Si duhet që ta emërtoni CV-në dhe letrën motivuese?

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 07:26
Ilustrim

Kur keni për të dërguar dokumente, madje edhe ato më të rëndësishmet si CV apo letra motivuese, zakonisht i gjithë kujdesi përqendrohet gjatë shkrimit të tyre, ndërsa emërtimi i dokumentit konsiderohet jo shumë i rëndësishëm. Ky është gabim! Mbase juve ju duket profesionale që t’i emërtoni dokumentet si “CV2021” apo “letër motivuese”, por nuk është edhe aq në rregull.

Ja disa këshilla çfarë duhet të keni parasysh teksa jeni në procesin përfundimtar të dokumenteve të aplikimit.

Ndiqni udhëzimet e përshkrimit të punës: Nganjëherë në postimet e punës kërkohet që të përfshihet pozita e punës apo numri identifikues në emrin e dokumentit. Pra, duhet që t’i kushtoni kujdes udhëzimeve në postimin e punës. Në të kundërtën aplikimi do të injorohet, duke u konsideruar si një kandidat i cili nuk është në gjendje t’i ndjekë udhëzimet.

Sigurohuni që dokumenti të jetë përshkrues dhe unik për ju: Duhet që gjithmonë ta përfshini emrin dhe mbiemrin si dhe ermin e dokumentit, psh., “Teuta_Gashi_CV.”

Formati i emërtimi është shumë i lehtë për t’u lexuar: Përdorni shkronja të mëdha për t’i filluar fjalët, sidomos emrin dhe mbiemrin dhe, ndani secilën fjalë! Mund të përdorni hapësira të zakonshme (space) ose mund të përdorni vizë poshtë (“_”) dhe vizë në mes (“-“). Por shmanguni nga thyesat (“/”), sepse mund ta bëjnë lëmsh sistemin kompjuterik dhe programin.

Përfshini pozitën për të cilën po aplikoni:Nëse dëshironi mundeni gjithashtu që ta përdorni pozitën si emërtim të dokumenteve, madje edhe emrin e organizatës. P.sh., “Letër – Motivuese - Teuta Gashi – Content – Writer”

Çfarë nuk duhet të bëni kur emërtoni dokumentet e aplikimit

Emrër i cili nuk ka kuptim: Mos i emërtoni dokumentet me emër të dikujt tjetër, ose të përdorni emra apo shkronja që janë të vështira për t’u lexuar, apo të paqarta se për çfarë është dokumenti!

Numrat:Mos përdorni numra të cilët nuk kanë kuptim! P.sh., “Teuta - Gashi- cv3” nuk do të duket aq profesional sa “Teuta – Gashi - CV”

Emra të përgjithshëm:Nuk duhet asnjëherë të aplikoni me dokumente që i keni emërtuar vetëm “CV” ose “Letër Motivuese”! Emri juaj duhet të jetë gjithmonë në titullin e dokumentit! Nëse nuk e bëni këtë si mund ta dinë rekruterët se “CV” e kujt është. Nëse rekruterët duan që t'ju gjejnë do ta përdorin emrin tuaj.

Çfarë lloj dokumenti duhet të përdoret?

Gjersa jeni duke i vendosur emër CV-së apo letrës motivuese, duhet të mendoni gjithashtu edhe rreth formatit të dokumentit. Janë dy lloje të formateve: PDF (.pdf) ose Word document (.docx). Mund t’i përdorni të dy llojet, deri në momentin kur njëra nga to specifikohet në përshkrimin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat