Pse disa aroma të caktuara na bëjnë nostalgjikë?

Life style

Pse disa aroma të caktuara na bëjnë nostalgjikë?

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Ju ka ndodhur të hyni brenda një shtëpie pas shumë kohësh dhe të ndjeni një aromë specifike që ju kthen në një moment të shkuar? Ose kur teksa jeni rrugës, ndjeni një parfum të ngjashëm me atë të mamasë suaj dhe ju lind ndjesia për ta telefonuar menjëherë? 

E keni pyetur ndonjëherë veten pse disa aroma ju kthejnë kujtime specifike në mendje? 

1. Eshtë anatomia e trurit që lidh ngushtë memorien tonë dhe aromat

Ajo pjesë e trurit që merret me aromat quhet olfactory bulb: kjo strukturë dërgon informacione në pjesë të tjera të trurit dhe veçanërisht në hipotalamus, që luan një rol thelbësor në krijimin e kujtimeve të reja për çfarëdo lloj gjëje që ndodh me ne. Në trurin tonë, këto dy pjesë janë shumë pranë njëra-tjetrës.

2. Shijet gjithashtu të kthejnë pas në kohë.

Referuar shkencës, ushqimet që konumojmë janë kombinim i aromave dhe shijeve të ndryshme. Prandaj kur hani diçka të caktuar, është truri juaj që e lidh atë me një moment të caktuar nga një periudhë e shkuar e jetës.

3. Aromat ju ndihmojnë të stërvisni trurin.

Fuqia e nuhatjes ndikon shumë edhe tek stërvitja e përditshme e trurit tonë. Shkencëtarët thonë se nuhatja e aromave të ndryshme, memorizimi dhe identifikimi i tyre ju ndihmon të përmirësoni aftësi konjitive që s'janë të lidhura me aromat, si përshembull: aftësia për të prodhuar sa më shumë fjalë të jetë e mundur nga një kategori e caktuar.

Procesi i quajtur "stërvitja e aromave" inkurajon njerëzit të nuhasin dhe të momorizojnë aromat me qëllim për të forcuar trurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat