Pse shumica e aziatikëve nuk kanë letër higjienike në shtëpitë e tyre

Life style

Pse shumica e aziatikëve nuk kanë letër higjienike në shtëpitë e tyre

Më: 13 mars 2021 Në ora: 01:13
Foto ilustruese

Në shumë vende, njerëzit përdorin metoda alternative ndaj letrës higjienike. Për shembull, këtë rast mund ta gjejmë tek  vendet si Indonezia, Filipinet, Tajlanda, India etj.

1. Mund të shkaktojë acarim.

Letrat higjenike që janë shumë të forta mund të irritojnë zonën, veçanërisht për njerëzit që kanë hemorroide ose çarje. Përdorimi i ujit në vend të tij është shumë më i butë dhe mund të jetë i dobishëm për të lehtësuar presionin në zonën perianale.

2. Mund të çojë në infeksione urinare.

Fshirja e pjesëve intime me letër higjienike mund të çojnë në përhapjen e baktereve. Për më tepër, për gratë, mund të rrisë rrezikun e transferimit të baktereve në uretër. Duke përdorur alternativa si bidet ose duke përdorur një pecetë të lagur, është e mundur të shpëtoni nga këto probleme.

3. Ka kuptim kulturor.

Në vendet myslimane, larja pas jashtëqitjes është një pjesë e mirësjelljes islame. I njëjti rregull është i ndërthurur kulturalisht edhe në Indi.

4. Nuk është mjaft higjenike.

Uji konsiderohet më higjenik sesa letra higjenike. Letra e tualetit nuk i heqin fekalet plotësisht dhe fshirja nuk është gjithmonë e mjaftueshme.

5. Nuk është miqësore me mjedisin.

Sipas analizës së ekspertëve, vetëm në SH.B.A., përdoren 36.5 miliardë rrotulla letre higjienike çdo vit, që përfaqësojnë prerjen e rreth 15 milion pemëve. Kjo gjithashtu kërkon sasi të mëdha uji, zbardhues, energji dhe materiale paketimi. Përdorimi i mjeteve të tjera si bidet, siç besojnë ekspertët, është shumë më miqësor ndaj mjedisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat