Ndërtohen kështjella të ngrira në Kinë

Life style

Ndërtohen kështjella të ngrira në Kinë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 00:52
Foto

Festivali i 37-të Ndërkombëtar i Skulpturave nga Akulli dhe Dëbora në Harbin në Kinë është hapur për vizitorët, duke shfaqur kulla të ngrira, pallate dhe kështjella.

Festivali në Harbin, një qytet në provincën veri-lindore të Kinës, Heilongjiang, është një nga më të mëdhenjtë në llojin e tij.

Ajo përmban struktura të larta akulli dhe dëbore dhe do të presë aktivitete si udhëtim me sajë, hokej mbi akull, futboll mbi akull, patinazh i shpejtë dhe gara të skive alpine.

Me hyrjen në Kinë të kufizuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, turistët vendas pritet të përbëjnë shumicën e vizitorëve, shkruan BBC.

Festa e akullit zgjat deri më 25 Shkurt 2021.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat