Takimi i parë në dashuri duhet të zgjasë 57 minuta

Life style

Takimi i parë në dashuri duhet të zgjasë 57 minuta

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Takimi i parë i dashurisë duhet të zgjasë 57 minuta dhe është koha e mjaftueshme për të pirë kafe dhe për të gjetur informacionin bazë për personin që ju pëlqen.

Siç shkruan Men's Helth, daljet e para kanë për qëllim kryesisht vetëm rritjen e interesit dhe tërheqjen midis dy personave.

Shkenca shpjegon se ju mund të takoni dikë tërheqës në tre sekonda pa qenë nevoja të kaloni tërë natën me dikë që sapo keni takuar. Duhen sekonda për të kuptuar nëse ka një tërheqje mes jush.

Rregulli që takimi i parë zgjat 57 minuta gjithashtu mund t’ju sjellë përfitime të caktuara. Në rast se personi që rri përballë jush nuk tërhiqet aspak nga ju, atëherë do të jetë më lehtë për ju të pranoni se keni humbur vetëm një orë të jetës suaj.



Do të ishte një ide e mirë ta njoftoni personin me të cilin jeni në takim me kohë rregullin tuaj të takimit të parë dhe që ju të mund të ngriheni dhe të largoheni kur koha të mbarojë pa shpjegime të mëtejshme, pa u ndjerë në siklet, pa u ndier i panevojshëm ose duke shmangur një puthje për natë të mirë.

Gjithashtu, 57 minuta është një kohë ideale për njerëzit që kanë shumë përgjegjësi, por edhe për ata “më të lirë” është më shumë se kohë e mjaftueshme për të folur për veten, interesat tuaja, qëllimet dhe detaje të tjera të jetës që mendoni se janë të rëndësishme për t’u thënë në takimin e parë.

Nga ana tjetër, 57 minuta janë të mjaftueshme për të pasur një rast për të caktuar një takim tjetër nëse ju pëlqen të dilni me atë person. Gjithashtu, është ideale të kaloni disa ditë para se të shiheni përsëri. Nëse nuk lejoni që takimet tuaja të zgjasin shumë, atëherë kjo do t’ju “shpëtojë” nga historitë e pakëndshme ose planet e mundshme të parakohshme të jetës.

Ekspertët deklaruan se nëse takimi i parë zgjat më shumë se 57 minuta, kjo krijon efektin e kundërt dhe zvogëlon dëshirën dhe nevojën për ri-takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat