Pse Louis Vuitton nuk bën kurrë ulje? Mësojeni një herë e mirë arsyen

Life style

Pse Louis Vuitton nuk bën kurrë ulje? Mësojeni një herë e mirë arsyen

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 21:24
Louis Vuitton

Dua shumë të blej një çantë Louis Vuitton Neverfull. Idea më ekonomike do të ishte të prisja uljet pasi, nuk ka çanta të kësaj marke poshtë 1000 dollarë. Mirëpo ka një problem me këtë ide – marka luksoze franceze nuk bën kurrë ulje çmimesh. Pse?

Kur Henri Racamier, mori nën drejtim markën Louis Vuitton, ai bëri një metodologji të quajtur integrimi vertikal: Që do të thotë se LV kishte kontroll të plotë që nga prodhimi derisa mallrat t’ju shiteshin klientëve.

Racamier bëri që produktet e markës LV, të mos shiteshin në asnjë dyqan tjetër që nuk ishte i Louis. Kur Louis shiste produkte me pakicë, dyqanet vendosnin çmime më të larta dhe përfitonin shuma të mëdha parash. Recamier nuk e lejoi më këtë gjë.

Louis shet produktet vetëm në dyqanet e veta me çmime të larta. Pra, i gjithë fitimi është për ta dhe nuk kanë nevojë të shesin me pakicë.

Ata mund ta kontrollojnë më lehtësisht kur një produkt nuk pëlqehet, prandaj duke pasur kontroll të plotë në prodhim, ndalojnë prodhimin e tij, por nuk e ulin asnjëherë çmimin.

Pra, nëse dëgjoni dikë që ju thotë se në LV ka ulje, ky me siguri do të jetë një mit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat