Jusuf Buxhovi promovoi tri vëllimet e fundit të veprës "Kosova" - Bota Sot
Jusuf Buxhovi promovoi tri vëllimet e fundit të veprës "Kosova"

Libra

E hënë, 15 tetor 2018

Jusuf Buxhovi promovoi tri vëllimet e fundit të veprës "Kosova"

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:24
U promovua libri “Kosova” vëllimi VI, VII dhe VIII, i autorit Jusuf Buxhovi

Në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018, u promovua libri “Kosova” vëllimi VI, VII dhe VIII, i autorit Jusuf Buxhovi, një vëllim i cili po konsiderohet certifikatë më vete.

Rektori i Kolegjit AAB, Lulëzim Tafa vlerësoi lart veprën "Kosova", ndërsa për autorin Jusuf Buxhovi, tha se është i veçantë si rezultat i opusit të tij të shumëllojshëm të krijimtarisë së tij intelektuale.

Redaktori i librit dhe historiani Nazmi Rrahmani, tha se autori duke kaluar nëpër periudha përkatëse kombëtare, dhe duke analizuar të gjitha ngjarjet jep një pasqyrë të qartë për shumë momente të rëndësishme historike. E krejt për fund të pranishmëve iu drejtua edhe vete autori i cili e përmbylli këtë promovim duke thënë se do të vazhdojë të punojë i pavarur.

Ai falënderoi botuesit për bashkëpunimin, duke thënë se  ato objektivisht nuk do të ishte aty ku është sot.

Në fund, Buxhovi pati një porosi për studentët, për të cilët tha se janë gjenerata e re që duhet të marrë përgjegjësinë për fatin e vendit, për shtetndërtimit të vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test