Ahmeti takohet me librashitësin: Askush se largon askënd

Libra

Ahmeti takohet me librashitësin: Askush se largon askënd

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:34
Pamje nga takimi

Shitësi i librave në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Florim Beqiri i cili mbrëmë u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë librat nga ai për vetëm një euro, për ta paguar qiranë e kioskut, është takuar sot me kryetarin Shpend Ahmeti.

Ahmeti e kishte ftuar atë në takim për të diskutuar për pagesën e qirasë, dhe me këtë rast i pari i kryeqytetit ka thënë se askush askënd s’do ta largojë.

“Pas ftesës mbrëmë, Florimi dhe librashitësit e tjerë ishin sot në zyre. Edhe pse qëraja e ulët, pagesa e kësaj shume ishte tema kryesore. Me rëndësi askush nuk e largon askënd e ne do të gjejmë mënyra të vazhdojmë përkrahjen e librit”, ka shkruar Ahmeti, përcjell KosovaPress.

Ky ishte publikimi i plotë i Beqirit:

Lajmërim Qytetar të nderuar ,ju të gjithë që e doni librin. Autoritetet na kanë detyruar të paguajmë  320 € në emër të qiras mujore për shfrytëzimin e shtëpizave të librit. Afati i fundit është nesër në të kundërtën më mirret shtëpiza e librit(vendi im i vetëm që gjenerojë të ardhura për familje) Unë kam ofruar një zbritje të librit me çmim vetëm 1 €uro. Kam nevojë të shes edhe 220 libra për të arritur shumën e kërkuar. Ju bëjë thirrje që nesër mundësisht të bleni nga një libër edhe nese nuk e keni planifikuar. -Ju lutem shpërndajeni!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat