“Do ja shkul vetes flokët, fytyrën do e grith me thonj”

Libra

“Do ja shkul vetes flokët, fytyrën do e grith me thonj”

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:55
Kopertina e librit

Romani “Psycho” i shkrimtari Ilir Muharremi, përveç që rrëfen për psikopatinë, trajton edhe vetgjymtimin, tentim vetëvrasjen dhe nxjerrje në pah të vërtetave të protagonistit. Protagonisti kënaqet me dhimbjen që ju shkakton të  tjerëve, por edhe një dhimbje të madhe e merr për vete. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

“Portreti im zonjë është i rrejshëm një ditë duhet të marrë fund kjo, të bëhem akuzues i vetvetes. Do ja shkul vetes flokët, fytyrën do e grith me thonj, shikimin prapë do e mbaj kah njerëzimi duke i nxjerrë në dritë turpet e mia, atëherë do përfundoj ajo, unë do bëhem ne, sepse gjithmonë kam menduar me ne, rrallë herë me unë zonjë. Tash kur mendoj me ne, njerëzve do ja përplas të gjitha në fytyrë. Jam si ti edhe si ata, të gjithë në të njëjtin mut jetojmë. Por, ndjej një far epërsie dhe marr të drejtë të flas, besoj që edhe ti je dakord me këtë përparësi. Më fal nëse po të lëndoj, por këto dy gjinj kam dëshirë të filloj t’i pres tash ngadalë, ta ndjej zërin edhe epshin, të dyja kur bashkohen çfarë krijojnë? Normalisht në të gjallë, derisa vdekje të të marrë zonjë. Ndjej një akuzë edhe ndaj vetes, por më shumë të drejtë ju gjykoj juve. A nuk është kështu? Nëse do ju lija që ju ta gjykonit vetveten, këtë kurrë nuk do ta bënit Do mendoni se jeni qenie e lirë. Këtë gabim e kam vërejt, më të drejtë ja lejoj vetes të kaloj në rolin e gjykatësit dhe dhunuesit. Po qeshni zonjë, prit të shkoj të marr thikën në kuzhinë, t’i pres thithat e cicave, ose t’i nxjerrë më dhëmbë, por do më shurdhosh nga britma, duhet ta mbyllë gojën me ngjitës. Eh sa mirë, tash zëri yt më nuk do të dëgjohet, zonjë ...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat