Lladrovci promovon librin për gjeopolitikën rusomadhe

Libra

Lladrovci promovon librin për gjeopolitikën rusomadhe

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 12:03
Pamje nga promovimi

(E plotësuar) - Është promovuar libri i Hamz Ladrovcit “Çështja shqiptare nga këndvështrimi i diplomacisë dhe gjeopolitikisë rusomadhe nga viti 1856 deri më sot”, me ç’ rast u tha se libri është i vlefshëm sepse e gjeti burimin e të këqijave që pengojnë faktorizimin e shqiptarëve

Eksperti për të drejtën evropiane dhe recensenti i librit, Eqrem Zenelaj u ndal më tepër të situata gjeopolitika aktuale dhe perspektiva historike e rolit të Rusisë në çështjen shqiptare.

Ai tha se politika ruse ka pasur qëllim të krijojë një rrjet të shteteve sllave ortodokse për të rritur ndikimin e saj në Ballkan.

Zenela tha se Rusia e pushtoi Krimenë për të kthyer çështjen e kufijve në diskutimet aktuale. 

Libri i Hamz Lladrovcit, sipas Zenelajt, është i vlefshëm sepse e gjeti burimin e të këqijave që pengojnë faktorizimin e shqiptarëve.

Zenelaj: Rusia është perandoria e së keqes 

“Deri më 1918 ishte Rusia cariste që e stimuloi elementin pansllav. Merita e librit të Hamz Lladrovicit qëndron pikërisht këtu, e gjeti çelësin dhe burimin e të gjitha të këqijave. Te na pleqtë kanë thanë ”ma i keq nxitësi se bamësi (vepruesi)”. Prandaj, shtetet sllavo-ortodokse kokën e kanë pasur dhe e kanë në Moskën zyrtare. Rusia është perandoria e së keqes”, ka Zenelaj.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Muhamet Mala, tha se libri vë në pah konsistencën e politikës ruse, e cila është dhe ka qenë gjithmonë antishqiptare.

Mala shtoi se ky libër na ndihmon që historia e vështirë për shqiptarët të mos përsëritet.

Malaj: Libri na mëson se orientimi ynë duhet të jetë drejt perëndimit

“Politika ruse nuk e ka ndryshuar qasjen asnjëherë. Ndoshta në disa momemnte na është dukur që jemi afruar me Rusinë, psh, periudha  e monizmit në Shqipëri, mirëpo u pa rezultati si doli. Prandaj, raporti i përgjithshëm i këtyre marrëdhënieve konsiston në atë se politika ruse nuk e ka ndryshuar qasjen asnjëherë. Në këtë kontekst është me interes ndoshta ta përmendim se sensin kritik nuk i mungon librit. E ky sensë është pikërisht inicuar nga fakti që këto gjana nuk duhet të shikohen vetëm me emocione por duhet të shikohen edhe nga këndvështrimi gjeopolitik. Shqiptarët për fat të mirë, në fillim të shekullit 21 e kanë një pozicion shumë ma të mirë. Ky libër na mëson për të kaluarën por vlera e tij qëndron edhe në faktin se duhet të marrim mësim si duhet të orientohemi. Orientimi ynë pikërisht në raport me Rusinë është dëshmia më e mirë se ne duhet shkuar kah Perëndimi”, ka ai.

Ndërsa autori i librit, Hamz Lladrovci tha se Federata e sotme ruse paraqet rrezik të politikës dhe sigurisë ndërkombëtare në përgjithësi.

Lladrovci: Federata ruse paraqet rrezik për sigurinë ndërkombëtare

“Drama dhe golgota e përgjakshme tragjike shqiptare, pushtimi dhe copëtimi i vazhdueshëm i trojeve etnike shqiptare në periudha të caktuara historike, të realizuara nga fqinjët  tanë ballkanikë, sllavo-ortodoks sidomos nga viti 1876, 1877, dhe 1878 dhe deri më sot, kishin dhe kanë burim kryesor furnizim dhe shtytje pamsllave një skenar të koordinuar dhe të vazhdueshme, një kuzhinë gjeopolitike, një mbështetje të fuqishme politike ushtarake, diplomatike, si me Rusinë cariste, ashtu me federatën e sotme ruse, në krye me Vladimir Putin. Armatimi dhe politika e të cilëve ka destabilizuar Ballkanin, po destabilizon edhe Evropën, prandaj Federata e sotme ruse, paraqet rrezik të politikës dhe sigurisë ndërkombëtare në përgjithësi”, tha ai.

Veprimtari dhe recensenti Haxhi Ferati tha se autori me guximin e vet është përfshirë në politikat të mëdha të kohës, që është një ndër studimet e rralla.

***

Promovohet libri ”Çështja shqiptare përball diplomacisë dhe gjeopolitika ruso-madhe, i autorit Hamz Lladrovci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat