Recension i dy librave të poetit Fehmi Pireva

Libra

Recension i dy librave të poetit Fehmi Pireva

Nga: PhD. Salihe Salihu Më: 28 gusht 2018 Në ora: 15:11
PhD. Salihe Salihu

Poeti Fehmi Pireva ka botuar dy libra me poezi të cilat janë të shkruara në gjini lirike por tematikat e këtyre poezive shtrihet  që nga e thjeshta, e dukshmja e prekshmja deri te lartësitë e revëve që bashkohen në shkrojna e hynë në poezi – pra edhe retë në lartësi janë burim fyrmëzim për vetë autorin.  Mjaft impresionuese apo jo?

Cfarë të them më shumë për poezitë e autorit?

Në poezit për fëmijë në librin “Piktori i Qiellit¨ poetit hynë në botën e fëmijëve dhe flet me fjalë të mbushura me ngjyra e me figura specifike, si hëna mysafir, por përmes hënës poeti ju sjell fëmjëve edhe trojet shqiptare tok të mbledhura rreth një abetare. Pra, poeti i brymosur me atdhedashuri përpqiet që talentin e tij letrar ta shkrinë në tematika të vendit të tij, ti zbukuroj trojet e tij me estetikë letrare.

Me ekspresionizim e tij gjuhësor poeti bënë përpjekje të zgjojë kurreshtjen e fëmijëve për vendet kah flitet gjuha shqipe. Me të njejtin stil artistik janë poezit Pak Det nga Durrësi, Kush i Mbanë Retë,- ku përmes poezisë zogu nga Shkodra sillet në Prishtinë.  

Në disa raste  gjatë leximit të poezive të poetit  Fehmi Pireva na kujton poezitë e plejadës së poetëve bashkëhorë si Rexhep Hoxha, me poezin Zilja e shkollës po na fton e që te Fehmi Pireva kemi poezinë –Porosia për shtator. Gjithashtu, ngjajshëm sikurse Rifat Kukaj që i ngërthen figurat e larmishme për ta xhëndisur vargun e tij me gjithë bukuritë natyrore autoktone edhe Fehmi Pireva nxjerrë në pah këtë talent të të shprehurit pothuajse në të gjitha poezitë por si ilustrim për këtë është poezia, -Lulet e Malit. kur thotë, gjethet e tyre lagen nga vesa, ato s’ka nevojë t’i ujisë as Shpresa.

Kështu që lirshëm mund të konstatoj se shumë poezi në librin për fëmijë shfaqet flora e fauna të përpunuar e të ngjyrosura në vargjet poetike të poetit Pireva.

Në libirin  për të rritur ”Dashuri e Qelqtë” lexuesi gjenë jo vetëm përplasjen e kohëve por edhe përplasjen e  ndjenjave që influencohen nga ndikimi i tekonolgjisë në botën postmoderne.Derisa postmodernizim si perspektive e re tenton të shkatërroj gjithcka që është tradicionale të kundërtën e bënë poeti Pireva duke shprehur këmngulësin e tij për ruajtjen e vlerave bashkohore tradicionale . Me këtë ndjenjë poeti  paraqitet në poezi herë si nostalgjik e herë fanatik i dashurisë së qlirtë.  Poeti me fanatizëm dëshiron ta mbrojë dashurinë duke i refuzuar edhe përfitimet e tekonologjisë kur me mllef thotë: takimet i kemi të qelqta ç’po ndodh me ne vallë? Në off do ta shpie telefonin, Ty dua të të shoh të gjallë!

Pra, cilësinë misterioze të njërzve, dridhjen e ndjenave të dashurisë poeti kërkon ti ruan e begaton në formën e tradicionales bashkohore, që dashuria të  ruhet e mirëmbahet me rrënjë tradicionale e jo me teknologji, here off e herë on në stilin postmodern.

Pra, poeti përmes poezive përveç se i shpreh vështrimet për dukuri dhe ngjarje të ndryshme e figura të ndritshme të popullit tone, dëshiron ti ndan edhe ndjenjat përmes një gjuhë artistike poetike – pra, me zhanër më të vjetër letrar. Metoda e tij në të shkruar është një organizim strukturor i vargjeve që ndihet dukshëm estetika e të shkruarit, (sa që vetëm imagjinata e poetit mund ta merrë hënën e t’a bënë konsumator në sallonin e kozmetikës apo të njëjtën figure, pra hënën t’a shëndërron në postjer, me porosinë që të dërgoj një abetare në Preshevë).

Tematik tjetër që do veçon poetin nga poetët tjerë  është konfiguracioni i herojnëve.  Poeti në vargjet e tij ka ndërthurur edhe vuajtjet e brezave ku në mënyrë të dhimbshme thotë: Luftërat nuk i pamë veç në filma, Por heronjët i ringjallëm përseri. Dhe në poezinë për Zahir Pajazitin- ta vrasësh atë në qytet Në mal do e gjeni përsëri.

Poeti me trishtim nga një parandjenë frike për humbje të figurës më eminente dhe me vlerë historike që do le vakuum shpirtëror, shpreh brengën: aty ku nuk është Adem Demaçi, Çfarë mund të thotë, vallë poeti?

Pra autori me gjuhën e shpritit dhe forcën e fjalës   na dhuron poezi të këndshme e me plotë gjallëri, me kuptim domethënëse e ndonjëherë edhe me mesazhe të qarta si tek poezitë e fëmijëve ashtu edhe poezitë e të rriturve, si psh., në poezin ku bënë thirrje Brukselit që fëmijtë e Kosovës të mos kenë viza. Mesazh tjetër gjejmë edhe te poezitë për të rritur ku siç duket poeti është i pakënaqur me rrjedhën e zhvillimeve shoqërore dhe shpreh dëshirën e tij për një zhvillim më dinamik por në mënyrë artistike thotë mes tjerash: nuk na duhen më rrënkimet, të mos humb orë e historisë! E zëri këmbues, shpejto, shpejto vrullin, Atdhe!

Krejt në fund mund të them se këto janë librat e poeti i cili me vargjet e tij po dëshmon se posedon të gjitha veglat për një rrugëtim jetësor në botën e shkrimit letrar, me të cilën do ta nderon veten, familjen, Kosovën, e në veçanti Lupçin e poshtëm të bacë Adem Demacit por mbi të gjitha do t’a pasuron letërsinë shqiptare.

Urime e sukese poet, Fehim Pireva!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat