Roman që ja vlen ta lexoni!

Libra

Roman që ja vlen ta lexoni!

Nga: Ilir Muharremi Më: 27 gusht 2018 Në ora: 18:36
Romani “Psycho”

Lexoni romane, lexoni sa më shumë romane. Të gjithë ne kemi një roman të preferuar, një roman leximi, i të cilit i ka dhënë një kah tjetër mendimeve tona. Sa e sa personazhe i kemi takuar në romanë, e shpesh na shndërrohen në modele në jetë. Ky është romani “Psycho” i autorit Ilir Muharremi fitues i çmimit si romani më i mirë i vitit 2018 nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës. Në vete ruan shumë detaje, detaje të cilat zbulohen nga lexuesi. Por, ka edhe sekrete të cilat nuk mund të zbulohen në tërësi. Ato janë të qëllimshme nga shkrimtari Muharremi. Paraqitet tablo e jetës njerëzore e cila ende nuk ka mbaruar.

Në roman paraqiten këto pika kryesore:

Fati i njeriut të shfrenuar i cili vuante në fëmijëri e në moshë të pjekurisë torturon të tjerët.

I shtypur nga familja dhe ndarë nga gruaja, ai vret prostituta dhe ish prostituta.

Pranë trupave të vdekur bën selfie me telefon.

Bën seks me të vdekurit dhe filmon veten.

Ushqehet me mish njeriu, ka dëshirë që edhe viktimat ta han këtë mish.

Fytyra e personazhit kryesor ka pamjen e një engjëlli.

Dikur ishte si njeri i suksesshëm, kurse tash vrasës brutal.

Viktimat janë edhe meshkujt  homoseksual.

Mjetet me të cilat i vret viktimat janë: shara e druve, thika, gërshërët.

Askush nuk dyshon në të edhe pse pas çdo vrasje ai lë gjurmë.

Duket se lexuesi nuk do të lodhet asnjëherë duke lexuar këtë roman  nën këndvështrime të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat