Rikthehet romani “Psycho” në libraritë Artini dhe Dukagjini në Prishtinë

Libra

Rikthehet romani “Psycho” në libraritë Artini dhe Dukagjini në Prishtinë

Nga: Ilir Muharremi Më: 26 gusht 2018 Në ora: 14:46
Kopertina e librit

Para disa ditësh, romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi ka shënuar rekord shitjes. Ishte romani më i shitur në kryeqytet.  Në libraritë Artini dhe Dukagjini nuk ekzistonte më asnjë kopje nga ky roman.  I shtyrë nga kërkesa e lexuesve, autori i librit vendosi që romanin ‘Psycho”, prapë ta dërgoj në të dyja libraritë. Nga dita e djeshme, lexuesit mund ta gjejnë këtë roman në libraritë: Artini dhe Dukagjini.

Përse u shit ky roman? Njëra nga arsyet është zhanri triler. Pastaj, trajtimi i erotikës, seksit, dashurisë, kanibalizmit, maktheve, torturave dhe të gjitha këto ndodhin me një gjuhë direkte, pa simbole. Ngjarja duket shumë e natyrshme. Seksi shfrenohet deri në ekstrem.

Ngjarja në roman rrëfen për një kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur.  Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat