“Psycho”, babai i letërsisë horror në Kosovë

Libra

“Psycho”, babai i letërsisë horror në Kosovë

Nga: Ilir Muharremi Më: 23 gusht 2018 Në ora: 22:09
Kopertina e librit

Njerëzit gjithmonë provokohen nga filmat e frikshëm ose letërsia horror. Madje, në librari raftet më këso letërsie janë më të zbrazura ngaqë njerëzit i preferojnë. Por, librat e frikshëm nuk janë shkruar nga autorët shqiptar. Kur flasim për libra të frikshëm, askush nuk krahasohet me Stephen King. Ai është mjeshtri i letërsisë horror, disa nga librat e tij janë realizuar në filma shumë të suksesshëm. Një nga librat e tij më të mirë është “Celulari”. Në Kosovë, mund të veçohet romani ‘Psycho” i Ilir Muharremit i cili tashmë po pushton top listat e librave më të shitur në kryeqytet. Personazhi kryesor është një përbindësh, psikopat, vrasës, monstër i cili krejt vrasjet i bën me mendje të kthjellët. Pas tyre ai lë gjurmë të qëllimshme që të zbulohet nga policia, por askush nuk i beson sepse duket si një engjëll. Në vazhdim po ju sjellim një fragment horror:

“Së pari dua t’i përvëloj gishtat me thupër ose shufër të metaltë, apo t’i shkoq thonjtë ngadalë. Dua ta mbyllë gojën. Ashtu e tashmë nuk do të dëgjojë njëri. Ma jep dorën e djathtë, mos rezisto bushtër, jo, kot e ke unë jam sot Zoti yt, parajsa dhe ferri. Unë e shkruaj të ardhmen tënde ndërmjet dhimbjes dhe vdekjes. Ti je kurbani im. Ma jep gishtin e vogël, ashtu, ose me thikë ta pres së pari një gisht më mirë. Të thash mos rezisto..”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat