Vëllimin poetik i autorit Fran Tanushit “Shkalla e diellit"! - Bota Sot
Vëllimin poetik i autorit Fran Tanushit “Shkalla e diellit"!

Libra

E premte, 21 shtator 2018

Vëllimin poetik i autorit Fran Tanushit “Shkalla e diellit"!

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 12 gusht 2018 Në ora: 10:13
Ballina e vëllimin poetik “Shkalla e diellit” e cila u promovua këto ditë" në qytetit Koblenz në rrethinën e Munihut!

Poeti Tanushi, shquhet edhe për nga zbërthimet etimologjike të toponimeve, që i ngjyron deri në deshifrim përmes vargjeve. Andaj ky poet mërgimtarë nga thellësitë magjike, deri te identitetet filozofike  është ishull por nuk e dihet kur do të bëhet gadishull"

 

Në qytetin Koblenz në rrethinën e Munihut në pranin e shumë dashamireve të fjalës së shkruar nga diaspora u bë promovimin i vëllimi poetik  të auktorit Fran Tanushit. Ne recesionin Ndue Dedaj dhe Nikollë Lokaj kushtua këtij vëllimi poetik të librit  në mes tjerash thuhet: “Ky libër i promovua këto ditë në  qytetin Koblenz të Gjermanisë  është  vëllimi i katër me radhë. I cili bënë fjalë dhe si e tillë ndahet në katër kapituj, dhe atë: Ti e ke diell mbi krye, jep gjithnjë atë që të lumturon, pranverë e vonë u këput në mes dhe të duhemi kurrë nuk është vonë. Mirëpo, nuk mund të shmangë poezinë e parë, si hyrje rituali në thellësinë e miteve të magjishme duke lidhë mjeshtërisht etapat, si në pentagram deri te defileut  subjektit, që nxjerrë në pah poeti. Pra, subjekti ka padyshim vlerë dhe është funksional. Kjo mbase e konkretizon mesazhin që përcjellë, përmes magjisë së vargut, sikur edhe shtrirjet në etapa e hapësirë . Që në poezinë e parë të kapitullit të parë "Troja", duke lexuar vargjet e kësaj poezie, të bëhet sikur e prekë atë pjesë të tokës së shenjtë Trojës, në kalendarit e historisë së hershme, me një përshkrim brilant, si:

" E bukur thonë ish Troja

aq sa bukuria e saj e vrau"

Poeti Tanushi, shquhet edhe për nga zbërthimet etimologjike të toponimeve, që aq bukur i ngjyron deri në deshifrim përmes vargjeve

Poeti ngreh peizazhe, ku në të njëjtën arenë apo fushëveprim reflekton sugjestionimi se "bukuria e saj e vrau", duke përfunduar "ajo, ishte e bukur për t'u dashur"! Padyshim, jo vetëm kritikët, por edhe lexuesit ia shton kërshërinë e meditimit, mbase si temë më vete bartë narracion kompleksi. Poeti Tanushi, shquhet edhe për nga zbërthimet etimologjike të toponimeve, që aq bukur i ngjyron deri në deshifrim përmes vargjeve. Mes opusit krijues të poetit, një poezi të tillë e gjejmë edhe tek poezia drandafile në pjesën e dytë të këtij vëllimi poetik "jep gjithnjë atë që të lumturon".  Sa prajshëm arrin në gjetjen e zgjidhjes "ekuacionit" përmes valëzimeve poetike, duke shprushë e nxjerrë identitetit, premisa me vlera të veçanta. Poeti, detajizon  idetë, vlerat, gjetjet, faktet gjithnjë si kompozicion i ndërtimit të simfonisë poetike-letrare. Ja çfarë gjetje sublime, do të thuhet, jo se bëri zbulim shkencor, por se bëri një deshifrim për lexuesin, përkatësisht spektatorin e shtynë të luaj rol aktiv, mbase të diturit thonë, është prurje e re. E prurjet janë më tepër se "zbulim", për kritikën e që njihet si begati e pa kompensuar letrare.

Mesin e poezive në kapitullin e tretë "pranverë e vonë u këput në mes", desha të dekodojmë poezinë "Kohë për ligjërime"! Kjo, ngase poeti Tanushi, demistifikon varësitë primitive, egoizmat, vetitë e dukuritë negative, që mjerisht edhe sot nuk i shmangen dot realitetit tonë të përditshëm:                                                      

"Mbi valët e lumit të turbullt

mësuan faqosjen e sharjeve

shpifjeve dhe intrigave

duke pasuruar fjalorin

me fjalë të ndyta

Image
Momente nga promovimet e veprave letrare të poeteve dhe shkrimtareve mërgimtar dhe ndarja e shpërblimeve për ta

Mesin e poezive në kapitullin e tretë "pranverë e vonë u këput në mes", desha të dekodojmë poezinë "Kohë për ligjërime"! për ligjërimin e radhës". Pra, cilët janë ata që përpiqen ta këpusin pranverën shqiptare në mes?! Ndryshe të tillët i takojnë vetëm të së kaluarës, sipas një logjike të shëndoshë prej vizioni. Kujtoj, që këtu tërheqë paralele që prej kohëve të komunitetit të së kaluarës dhe e shtrinë në kohën aktuale, me pretekst që të lirohemi nga komplekset e individualizmit. Tipari themelor është gjykimi i të shëmtuarës, veseve të vrazhda, mbase edhe një gurë e ndotë pusin. Veç, ndjenje gjykuese, përcjellë edhe mesazhin e kohës për vetëdijesimin e karakterit, jo vetëm të individit por edhe të komunitetit e më gjerë.

Ndryshe, është një lutje, një psalm, për zhveshjen nga egoizmat që përcjellë me uratën poetik-filozofike. E preferon kombëtaren, humanen, si edhe shoqërinë e avancuar e të përparuar, apo sinkronizimin e kulturave të kohës.

Dhe në kapitullin e fundit, "të duhemi vonë kurrë nuk është", do përpiqemi të gjejmë gjurmët e poezisë "Kërkimit të kujtimeve", ku mes tjerash thotë: "Në qoftë se je përmalluar e do ta kujtosh atë kohë kot kërkon sirtarëve të zbrazët kujtimet e pashkruara për t'i gjetur". Këtu, si për koiçidencë më solli në kujtesë një fjalë popullore të prof. dr. Mehmet Halimi, mbledhës i njohur i anekdotave, kur thotë: "mbajta në mend, është gjahu kurse shkrimi, është kurthi e gjahut"! Poeti, vazhdon në vargjet e fundit të kësaj poezie: "  nëse vërtet i ke dashur, të paprekura do t'i gjesh, mbase të gjitha kanë për t'u kujtuar"! Poet, Tanushi ti je vet mishërimi poetik, e kujtimet do mbesin në raftet e librave me vlerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test