“Psycho”, haptas për epshet dhe shfrenimet

Libra

“Psycho”, haptas për epshet dhe shfrenimet

Nga: Ilir Muharremi Më: 11 gusht 2018 Në ora: 12:06
Kopertina e librit

Tashmë ky roman ka bërë bujë. Është i njohur në gjithë Kosovën dhe Shqipërinë, konkretisht në vendet e banuar me Shqiptar. Është pikant, pak vulgar, shumë erotik, nxjerrë dhunën, ankthet, ferrin dhe torturat. Ka edhe dashuri, dashuri me dhimbje, seks me vuajte. Bëhet fjalë për romanin tashmë të njohur “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Epshet janë direkt të hapura, shfrenimit i jepet shumë hapësirë sepse sipas kryepersonazhit njeriu ndjehet shumë mirë. Po e shkëputim një fragment të tillë:

“Femrat dhe pija mi ofronin kënaqësitë dhe më lehtësonin. Këtë sekret përdore edhe ti mik, shfrenimi është çlirues nuk të obligon, të jap kënaqësi. Në këtë lojë zotërohesh nga vetvetja dhe ky kaos nuk të sjellë ndonjë të ardhme, mungojnë premtimet. Njerëzit që e pëlqejnë këtë jetë, shkojnë në rrugica të izoluara nga bota. Si hyjmë në shtëpi publike anash është shpresa. Bisedat nuk janë të nevojshme, çdo gjë sigurohet pa muhabet, me para, por ndonjëherë edhe pa para, varet si e menaxhon. Njëherë në Berlin të Gjermanisë shkova pas kërcimtarëve dhe zgjodha një Portorikane me gjoks të fryrë artificialisht. Gjatë seksit më dukej se po palloja një kukull artificiale. Nuk më kënaqi aq shumë. Aty çlirohesha pa kurrfarë frenimi. Pastaj morra një vajzë të pjekur dhe nga më të edukuarat aty. Ishte nga Bosnja, e trashë, por asgjë nuk kishte artificiale në trup. Përveç seksit kisha dëshirë t’i njohë edhe disa realitete...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat