“Psycho” më i shituri në kryeqytet

Libra

“Psycho” më i shituri në kryeqytet

Nga: Ilir Muharremi Më: 9 gusht 2018 Në ora: 18:21
Kopertina e librit

Romanin “Psycho” tashmë nuk mund ta gjeni në libraritë: “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë. Pasi që janë shitur të gjitha kopjet e këtij libri. Kjo u bë e ditur nga vet shkrimtari Ilir Muharremi i cili ka shkruar në rrjetin e tij Facebook. Ai ka paralajmëruar edhe ribotimin e këtij romani që pritet së shpejti. Lexuesit nuk kanë kursyer kohën ta blenë këtë libër sepse është një zhanër i veçantë i pa trajtuar te ne në Kosovë. Ja disa mendime nga studiuesit letrarë për këtë roman.

““Personazhi në “Psycho” i Ilir Muharremit është thjeshtë një konvencion. Ai është një enë në të cilin autori mbart lëndën e lëngshme të mendimit. Bota e kufizimeve të kësaj qasje është një epruvetë ku zhvillohet një reaksion kimik, është vlera filluese dhe përfundimtare e një alkimie gjendjesh dhe situatash.”, shkruan Albert Vataj.

““Libri ,, Psycho ‘’ është sfidant për tu kuptuar dhe i lehtë ( shije ) për tu lexuar. Ta mbarështrosh një vepër letrare me fundament psikologjinë dhe filozofinë e jetës me gjithë kompleksitetin e saj fiksuar në një gotë vere dhe një banakiere fiktive femër, ( si diskurs e fiksion letrar ) është thjesht një mjeshtri e rrallë që buron nga një univers njohjeje empirike, vetënjohjeje e rigjetjeje të vetvetes përmes kulturës së gjerë të leximit.”, shkruan Vilson Culaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat