“Psycho” me skena rrëqethëse, duhet ka keni zemrën e fortë!

Libra

“Psycho” me skena rrëqethëse, duhet ka keni zemrën e fortë!

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 21:49
Kopertina

Kur dëgjojmë për skena tmerri, vrasje, dhunë, prerje gjymtyrësh, mendja na shkon te personazhi i Xhek Kasapit, i cili vriste prostituta dhe asnjëherë nuk u zbulua portreti i tij. Te romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi, kemi vrasje, makthe, tortura, ferr, dhimbje, ulërima të kufomave të cilat presin disi të ikin.

Lexuesi sapo ta ketë filluar së lexuari romanin duhet ta ketë zemrën e fortë sepse faqe pas faqe skenat rëndohen, bëhen shumë pikante. Dashuria kalon në tmerr, dhimbja rritet, masakra nuk ka kufizim, shfrenimi prek kulmin. Gjithçka shkon keq e më keq. Personazhi kryesor ka një ndërgjegje të sëmurë dhe nuk kërkon aspak të shkëputet nga sëmundja e vet. Është aq i ëmbël sa psikiatria është e tepërt për të. Në vazhdim po ju sjellim një fragment:

“Po pres ndonjë përgjigje, por e di që e kotë është  lumturia ka marrë tashmë fund, ferri është pranë.  Me gjakun tënd do ta spërkas trupin, kurrë s’ke qenë e zonja të ngjitesh në shkallët e dashurisë sime bushtër, putanë e keqe. Përveç cicave do ta shkul edhe zemrën, do ta shtroj darkën që të ngopem duke gëlltitur mishin tënd. Nuk më duhet liria seksuale, nuk do të dhunoj seksualisht jo. Nuk e përqendroj lirinë te libidoja, e mposhtë erosin Platonik, sensin gjenetik, lirinë komplet të jetës, sepse janë të ndyra këto, të neveritshme, shumë të poshtra në jetën e njeriut. Pa atmosferë kasaphaneje, torturash, gjakderdhjeje, nuk mund të strehohem te përrallat e bukura. Kasaphaneja ma liron forcën, hap mundësinë, e nëse bota këto mundësi po i sheh si të zeza, fajin nuk e kam unë as çdo njëri që i bën, por vetë jeta.”

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat