“Psycho”, një roman bombë!

Libra

“Psycho”, një roman bombë!

Nga: Ilir Muharremi Më: 5 gusht 2018 Në ora: 06:14
Ilir Muharremi dhe romani Psycho

Të lexosh të bën mirë. Dhe kjo nuk diskutohet. Por çfarë të lexosh? Klasikë? Libra historikë?  Libra të frikshëm? Libra fantastik?  Për këtë ju vjen në ndihmë romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi i cili vazhdon të bën bujë nëpër Kosovë. Te libraria ‘Artini” e cila është edhe shtëpi botuese e këtij libri, vetëm kopjen e fundit mund ta gjeni të këtij romani. Të gjitha janë shitur. Çfarë e bën këtë roman më të kërkuarin? Titullo provokativ “Psycho”. Natyrisht, por edhe ngjarja e cila fokusohet më shumë në seks, vrasje, ferr, tortura, dashuri dhe të gjitha duken si të natyrshme. Element i veçantë është figura e femrës e paraqitur në këtë roman. Sipas studiuesit të letërsisë Besim Perjuci personazhi kryesor i romanit llafos shumë për femra e gra të martuara apo të pamartuara. Kjo fare nuk i bën përshtypje. Lidhjet i bën aty për aty, kurse lojën e dashurisë e ka për qejfi pa e zgjedhur kohën as vendin. Aventurist i llojit të vet. Skeptik për lidhje të gjata miqësore. Vizitor i rregullt i shtëpive publike dhe i prostitutave. Egoist dhe egocentrik me tepri. Shpeshherë luan rolin e sadistit.

Megjithatë, çdo rrëfim i shpalosur ka profilin e personazhit të vet. Janë pa identitet, pa emër e mbiemër, pa vendin dhe datën e lindjes. Mbahen, si të thuash, tepër sekret, andaj edhe s’duhet pare ndryshe. Kaq. Këto pak tipare ia qëndisin karakterin e personazhit të prezantuar në romanin e zhanrit triller “Psycho” të Muharremit.

Prandaj, në këtë dimension shpirtëror dhe abstraksion mendor, mendja e personazhit qëndron e mjegulluar, e shkapërderdhur dhe e pakontrolluar.

Trinomi: personazhi- narratori-vetmitari, identifikohet me vet autorin, i cili preferon vetminë, pijen, këngën dhe shpirtin që i kupton fijet e jetës dhe gllënjkën e fundit të pijes si pikë referente të humbur në iluzione shurdhuese dhe të heshtura.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat