U promovua romani “Dashuri në kohë lufte” i shkrimtarit Sahit Shala

Libra

U promovua romani “Dashuri në kohë lufte” i shkrimtarit Sahit Shala

Nga: Fatmir Halimi Më: 17 korrik 2018 Në ora: 17:28
Njoftimi

Përshëndetje të nderuar të pranishëm: shkrimtar e poetë nga e gjithë gjeografia shqiptare dhe ju mysafirë të tjerë, adhurues të fjalës së bukur artistike shqipe!

Nën udhëheqjen e shoqatës kulturore „Prokult“ nga Podujeva është  hera e shtatë që organizohet  “ Festivali Kombëtar i letërsisë dhe Ditët e diasporës“, të përkrahur çdoherë nga Ministria e Diasporës dhe Ministria e kulturës, për çka edhe u jemi shumë mirënjohës.

 

Të nderuar të pranishëm, mërgimtarët tanë, çdo herë qëndruan afër trungut kombëtar. Mbajtën gjallë familjet e tyre, ndihmuan skamnorët dhe shkollat shqipe në Kosovë, ndihmuan UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë e çlirimtare,  ndërkaq sot, janë potencial i pa zëvendësueshëm ekonomik, politik, kulturor, letrar e intelektual. Andaj edhe meritojnë të bëhen organizime dhe manifestime të ndryshme për nder të tyre.

Në gjashtë edicionet e kaluara të festivalit tonë morën pjesë qindra krijues nga e gjithë gjeografia kombëtare, e ku  dhjetëra krijues morën çmime e  mirënjohje letrare. Çmimet letrare të këtij Festivali tani gjenden në pronësi të krijuesve të ndryshëm anekënd trojeve tona. Po ashtu dhjetëra krijues nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora zgjodhën që në festivalin tonë të letërsisë të bëjnë përurimin e veprave të tyre letrare, sikurse që do të bëjmë edhe sot përurimin e romanit “Dashuri në kohë luftë” të shkrimtarit tonë me vendqëndrim në Norvegji, z. Sahti Shala. Romani “Dashuri në kohë Lufte” siç vërehet edhe nga titulli temë ka luftën e fundit që u zhvillua për çlirimin e vendit, kurse motivi është marrë nga organizimi i jetës së studentëve nën okupim dhe kyçja e tyre definitive në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç ngjet edhe me këta të rinj: Veselin, Sokolin, Dianën, Besën, Zanën e Yllin protagonist në roman, si dhe qëndresa  e sakrifica e popullit deri në flijim për liri të vendit. Gjatë punës sime si redaktor i romanit “Dashuri në kohë lufte ndjeva kënaqësi të madhe, pasi që romani më rrëmbeu të tërin me ndërtimin e rrëfimit dhe me zhvillimin e ngjarjeve në të dhe me këtë rast e kam cilësuar; së pari si roman që ngjarjet nuk zhvillohen vetëm në një lokacion, por nëpër hapësirat e ndryshme të trevave shqiptare si Kosovë, Shqipëri etj., dhe së dyti si një roman, ku nuk duhet kërkuar personazhin-hero, të cilin e ndërton dhe e përcjellë autori nga fillimi e deri në fund të fabulës, siç ngjet me personazhet në rrëfimet klasike, pasi që këtu hero është vetë populli shqiptar që u bën ballë luftërave të shumta për liri.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat