“Psycho” romani i parë horror shqiptar

Libra

“Psycho” romani i parë horror shqiptar

Nga: Ilir Muharremi Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:56
Kopertina e librit

Kur flitet për skena horror menjëherë mendja na shkon te filmat e Hollywood-it horror. Por, nëse kërkojmë në letërsinë tonë shqiptare nuk mund të gjejmë romane horror. Andaj, romani i parë horror ‘Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi bazohet paksa edhe në ngjarje të vërtetë. Trajton dhunën ekstreme, prerjet, kanibalizmin, zërat e frikshëm të cilët i dëgjon personazhi kryesor, por shprehë edhe në të njëjtën kohë dhimbje, dhe vetëkënaqje. Horrori te ne në Kosovë dhe Shqipëri nuk është trajtuar fare, andaj kërkojeni në librarit e Kosovës romanin e parë horror ‘Psycho’. Po ju shkëpusim një fragment horror nga ky roman:

“Do ta pres sikurse dardhën zonjë në mes. Të filloj, mos lëviz, çdo lëvizje më tërbon dhe është e kotë. Qetësohu se e njëjta gjë është si të lëvizësh si të qetësohesh unë kam vendos të të pres zonjë. Pak për lojë do e bëjë, pak për qejf, pak për shije sepse ma kënda mishin e njeriut, jam nevrikosur me ju që rezistoni. Më poho diçka: sot  ndiheni më pak e kënaqur nga vetvetja se ditët e kaluara? Po pres ndonjë përgjigje, por e di që e kotë është  lumturia ka marrë tashmë fund, ferri është pranë.  Me gjakun tënd do ta spërkas trupin, kurrë s’ke qenë e zonja të ngjitesh në shkallët e dashurisë sime bushtër, putanë e keqe. Përveç cicave do ta shkul edhe zemrën, do ta shtroj darkën që të ngopem duke gëlltitur mishin tënd. Nuk më duhet liria seksuale, nuk do të dhunoj seksualisht jo. Nuk e përqendroj lirinë te libidoja, e mposhtë erosin Platonik, sensin gjenetik, lirinë komplet të jetës, sepse janë të ndyra këto, të neveritshme, shumë të poshtra në jetën e njeriut. Pa atmosferë kasaphaneje, torturash, gjakderdhjeje, nuk mund të strehohem te përrallat e bukura. Kasaphaneja ma liron forcën, hap mundësinë, e nëse bota këto mundësi po i sheh si të zeza, fajin nuk e kam unë as çdo njëri që i bën, por vetë jeta...

Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira?..”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat