Poezia për fëmijë e poetit Hajrush Redenica - Bota Sot
Poezia për fëmijë e poetit Hajrush Redenica

Libra

E enjte, 20 shtator 2018

Poezia për fëmijë e poetit Hajrush Redenica

Nga: Zymer MEHANI Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:06
Kopertina

Letërsia jonë për fëmijë këtyre ditëve u pasurua edhe me një vëllim poetik nga poeti Hajrush Redenica. Kjo përmbledhje poetike për fëmijë është shkas i mirë për t’i shënuar disa meditacione në lidhje me poezinë tonë për fëmijë, me atë që shpreh dhe mban ajo si fuqi potenciale edhe njohëse, edhe argëtuese, por mbi të gjitha edhe edukative.

Në aktualitetin, në të cilin po jetojmë, të sajimeve poetike te ne, për shumë arsye, e sidomos pse kemi të bëjmë me një përfaqësues të poezisë shqipe, mendojmë se poeti Redenica shquhet nëpërmjet këtij vëllimi poetik, ngase mendojmë se kjo përmbledhje dedikuar fëmijëve, vërtet është dëshmi për ekzistimin bukur delikat të indit poetik, që poeti Redenica është duke e zhvilluar në vazhdimësi.

Ne nga vëllimi poetik “Urat e vendlindjes” të poetit Hajrush Redenica presim argëtim, edukim dhe hare për fëmijët, atë që është e natyrshme, tërheqëse dhe e pranueshme për fëmijët, atë që poetët ia kanë borxh fëmijëve, vargjet me karakter edukativ, argëtues dhe njohës. E këto i ka arritë me vargjet e veta poeti ynë për fëmijë Hajrush Redenica.

Poeti Redenica në vargjet e këtij vëllimi ka arritur të pasqyrojë tablot e jetës fëmijërore me tërë laryshitë, peripecitë, dëshirat dhe të vërtetat me mjete të zgjedhura dhe të kuptueshme për moshën e fëmijëve. Redenica dëshiron që me fjalë e vargje fëmijët t’i edukojë për punën dhe gëzimin që sjell ajo në jetë. Dhe mu ky është qëllimi kryesor që poeti Redenica ia ka parashtrue vetes, pra, që brezat e rinj të edukohen për mësim dhe punë, ngase këto janë burime të mirëqenies së tyre dhe hapa të sigurtë që dergojnë drejt ardhmërisë së tyre të lumtur.

Gjuha e poetit Redenica në këtë vëllim është e kulluar, e thjeshtë dhe e kuptueshme për moshat fëmijërore. Edhe fjalori është i kapshëm për fëmijët. Figuracioni poetik korrespondon gjithashtu me moshën fëmijërore. Motivet e trajtuara në poezitë e Redenicës janë jeta në fshat, marrëdhëniet në familje, jeta shkollore, natyra e vendlindjes etj.

Metri dhe rimimi i vargjeve janë të ndryshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test