“Zvicra dhe ligjet e saja ; shembuj konkretë dhe këshilla praktike”, kështu mbanë titullin libri i ri i autorit Lirim Begzati

Libra

“Zvicra dhe ligjet e saja ; shembuj konkretë dhe këshilla praktike”, kështu mbanë titullin libri i ri i autorit Lirim Begzati

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 13:23
Kopertina

Me një përmbajtje prej 220 faqeve dhe i ndarë në katërmbëdhjetë kapituj, në përbërjen e tij, ky libër përfshinë disa nga rregullat kryesore dhe aktualitetet e sistemit zviceran të të drejtave dhe detyrimeve.

Përmes tentimit të përdorimit të një gjuhe sa më të kuptueshme, aty përmblidhen tema nga më të ndryshmet, siç janë ato të punësimit, lejes së qëndrimit, banimit, biznesit, shkollimit, familjes, sigurimeve, shtetësisë, pensionimit, fitimit të pronësisë, përmbarimeve, tatimeve, të drejtave të njeriut dhe shumë të tjera.

Objektivi i këtij punimi është pra që, nëpërmjet të një forme kristalizimi dhe vështrimi përmbledhës, t’i prezantojë dhe analizojë, në gjuhën tonë, disa nga temat më të rëndësishme juridike, me të cilat, ballafaqohet më së tepërmi, jo vetëm mërgata jonë në Zvicër, po edhe më gjerë.

Ky libër përfshinë së paku dy fushëveprime, ku përveç shpalosjes së disa koncepteve teorike, një qasje e veçantë i përkushtohet edhe gërshetimit në mes të rregullave juridike ekzistuese, shembujve konkretë dhe këshillave praktike.

***************************************************************************

Lirim Begzati, studimet në drejtësi i ka vijuar në Universitetin e Neuchâtel-it (Zvicër). Përveç titullit të Masterit (LL.M), ai është bartës edhe i titujve si vijojnë : Specializim në fushën e federalizmit (Francë), Noter i licencuar (Maqedoni), Jurist i diplomuar (Kosovë) dhe Kërkues shkencor (Zvicër). Ka një përvojë profesionale gati se njëzet vjeçare, në cilësinë e funksionarit shtetëror në administratën publike zvicerane. Aktualisht, është përgjegjës i një zyre të specializuar për shërbime juridike në kantonin e Neuchâtel-it.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat